Kapërceva lumin….. ?

(2 fjalë për LVV)

„Qeverisë Kurti“ suksese!
„Qeverisë Kurti“ kujdes!
„Qeverisë Kurti“ jo bukëpërmbysje!
„Qeverisë Kurti“ vlerësim ndaj mbështetjes, mbështetësve në popull.

Të nderuar miq,
Brenda LVV unë i besoj vetëm z. Albin Kurtit dhe askujt tjetër. Vërtet askujt tjetër.

Ka shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ose njerëz të sapo anëtarësuar në LVV, që rrahin gjoks për fitoren dhe suksesin e tyre të “madh” në këto zgjedhje me rëndësi historike (?!)
Këtu pra kemi të bëjmë me një rast klasik servilizmi.
Këtyre sjelljeve duhet dhënë fund.

LVV dhe Albin Kurti janë këtu, ku janë, në radhë të parë falë votës së popullit. Por edhe falë shumë intelektualëve të „padukshëm“, që me dekada nuk bënë gjumë të rehatshëm, teksa po e shihnin degradimin total të shoqërisë kosovare, shkatërrimin gjithnjë e më të furishëm të shtetit të Kosovës nga pushtetarë interesxhinj dhe ta pa kurrfarë njerëzie e ndjenjë kombëtare apo përgjegjësie shtetërore. Këta intelektualë, ashtu siç e ngritën dikë, e kanë aftësinë edhe ta rrëzojnë.
L.VV këtë duhet ta ketë parasysh.

Në kontakte me aktivistë të LVV e kam vërejtur se, te një pjesë e mirë e tyre shoqëria me dikë (ndonëse kundërshtar i rrept politik) është më e rëndësishme sasa përkrahja politike e dikujt.
Këta aktivistë, me keqardhje e them, janë nepotistë. Edhe shoqëria e privilegjuar është nepotizëm. Është shkatërrim. Është krim ndaj Kosovës dhe demokracisë. Unë shumë shpejt kthehem kundër këtij tipi të njerëzve, që participojnë në jetën politike dhe çdo sjellje e mirë e tyre shndërrohet në dinakëri, në kujtim të keq, apo jo?

Ajo që pritet nga LVV nuk mund ti ngarkohet vetëm një personi (Albin Kurtit), por të gjithëve, deri tek aktivisti i fundit.
Nëse rastësisht në qeverisjen qendrore na përsëritet fenomeni „Myta“, unë do të jem kritikuesi më arrogant kundrejt „Qeverisë Kurti“. Kjo, ngase askush askënd nuk e zgjodhi për „sy te zi“, por për avancim të mirëqenies së përgjithshme.

Për fund. Lërini urimet, lavdërimet e sukseset! Punoni dhe heshtni. Puna e tregon veten.
Nëse gjykoni se e kaluat lumin, vjen lumi tjetër, kur nuk do të mund të kaloni dot, ngase “ati i shalës” nuk do të lejojë që t’ju bartë më mbi samar.

F.P.

Perandoria Osmane, Kadare dhe Islami

(shkurtimisht nga këndvështrimi im)

Çdokush i huaj, që administron trojet e një populli tjetër, është pushtues. E qartë!

Ai që thotë: „Perandoria Osmane ka qenë shumë e mirë“ e ka gabim. Por ai që thotë: „Perandoria Osmane ka qenë më e mirë se Mbretëria Serbe“, ai ka të drejtë.

Z. Ismail Kadare po flet për diçka inekzistente te shumica e kombit shqiptar. Ata që thonë „P. Osmane ka qenë shumë e mirë“, janë pakicë. Madje unë besoj që nuk ka fare të tillë, ndonëse disa e thonë.

Kjo, ngase në diskutimet e sotme, P. Osmane po identifikohet nga disa shqiptarë me Islamin. Këtu po identifikohen dy palë:

  1. Kështu disa shqiptarë islamofobë po e paraqesin Perandorinë Osmane akoma më të keqe se Mbretëria Serbe, kurse
  2. Disa shqiptarë muslimanë po e paraqesin Perandorinë Osmane shumë të mirë.

Këtu pra është e qartë, që secili e ka hallin te feja Islame.

Kadareja e ka të njëjtin hall.

Në vend se toleranca të jetë bazë e shkrimeve të tij (si intelektual i arrirë), ku thjesht e pranon realitetin, pra që shumica absolute e shqiptarëve janë muslimanë (të moderuar) dhe të ketë respekt ndaj tyre, ai çohet dhe përpiqet t’ia imponojë shumicës shqiptare tezën e tij se „krishterimi është qytetërim“. Pra një tezë idiotësie dhe irituese. Një mosrespektim i paarsyeshëm i bashkëkombësve të vet.

Ngase ne e dimë fort mirë se si kisha dogji njerëz, që e thoshin të vërtetën shkencore, në periudhën e Inkuizicionit. Ajo dogji madje gra, që vetëm hundën e patën të kërrusur, duke i klasifikuar si “shtriga”. E kjo të konsiderohet si „qytetërim“ është jashtë çdo logjike. Krishterimi pra i ka po ashtu anët e tija tepër të errëta.

Andaj, për të qenë korrekt kundrejt vlerësimeve të tij, më duhet të ceki këtu, se ka studime të huaja, tejet kredibile, që dëshmojnë se shqiptarët nuk kanë qenë vetë të interesuar për ta shkruar gjuhën e vetë, madje disa thonë që shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të interesuar të kenë shtet me të gjitha parametrat, sidomos me ushtri të organizuar.

Gjithmonë, edhe kryengritjet e shqiptarëve kundër pushtuesve janë bërë në grupe çetash të vogla vullnetare guerile, po kurrë me një ushtri obliguese, me strukture të kompletuar dhe linjë komanduese të qartë.

Nëse përcillen ngjarjet e fundshekullit të 20, këto teza ngjajnë të jenë të drejta. Ngaqë vetëm 1% e njerëzve të aftë për lufte iu bashkëngjiten luftës kundër Serbisë. Kjo e para.
E dyta, ne edhe sot, duke e pasur gjuhën standarde shqipe të kompletuar gramatikisht, nuk e shkruajmë me pasion, ose „na vjen turp ta flasim, apo shkruajmë gjuhën standarde sepse na përqeshin“ (më tha një i ri, kur e kritikova për shkrimin me gabime).

Madje ca “intelektualë” shkojnë akoma më tej dhe kërkojnë që gjuha standarde shqipe të ndahet në Gegërishte dhe Toskërishte, ku e para do të emërtohej “gjuha kosovare” e tjetra të mbetet “gjuha shqipe”. Çfarë injorance, apo jo?!

Prandaj mendoj se duhet hulumtuar më tepër, para se fajin e mungesës se shkollave shqipe t’ia lëmë ekskluzivisht Perandorisë Osmane.

Për fund, ne gjithnjë mund t’ia lëmë fajin të tjerëve për dështimet tona, por unë mendoj se këtë e bëjmë nga papjekuria jonë si komb.
Fajin për çdo dështim e kemi vetë dhe pikë.

F.P.

Ma hiqni politikën qafe!

E di, që me siguri dikush nga ju pyet se ç’e shtynë një inxhinier të makinerisë, që jetën e ka relativisht pa probleme, që ka një familje të shëndoshë dhe jeton në një ndër shtetet më të sigurta në botë, ku problemet e tilla, si në Kosovë, as në ëndërr nuk i sheh, të merret me politikë…

Me qenë se edhe mua (pa dëshirën time, dhe jo vetëm mua), inxhinierin, po më detyron politika (e pakrye) që të merrem me të, me punët e pushtetarëve shkatërrues të shtetit për gjynah të Kosovës, në çdo aspekt, atëherë si rrjedhë logjike del se Kosova është në krizë shumë të thellë, mu pse mua dhe shumë të tjerëve, politika po na imponohet. Pse të merremi ne me të, e jo me profesionet tona, duke qenë se kemi politikanë, që duhet të merren me politikë, e jo ne?! Pse…pse…

Ja pse.

Dobësimi, apo mos e bëftë Zoti, shuarja e shtetit të Kosovës, që tashmë është PLATFORMË E SHKRUAR AKADEMIKE e shtetit të Serbisë, nuk është më fare politikë. Kjo është luftë për ekzistencë, për mbijetesë. Brengat, që po na shtohen nga pushteti ynë i paditur dhe arrogant kundrejt popullit të vet, kurse tepër i butë kundrejt Serbisë (deri në nivel shërbëtori), nuk janë më si një veprim i thjesht i mendjes. Çështja ka arritur te instinkti (i gjallërimit sikur që edhe kafshët e kanë) mbrojtës kundër shfarosjes kolektive. Shumë veta me fanatizëm po e mbrojnë këtë pushtet me pëlqime e shkrime, madje me fyerje të rënda të një gjuhe të shkaut, nga frika se po i humbin privilegjet (e mjera, se nuk është privilegj një rrogë që nuk ta mbulon muajin), por e kanë SHUMË gabim.
„Ruaje atë që e ke“ është një MASHTRIM I MADH. Pse të mos jetë „KËRKO MIRË E MË MIRË“? Pse të jesh vetëm ti i punësuar, kur mund të kesh gjithë familjen e punësuar?! A nuk e do këtë?! A do të kishe pastaj problem me pushimin në Atlanta? Nuk besoj. E për ta pasur një motoçikletë të tipit „Dukati“ me 130 Kuaj fuqi (PS), a do të kishe problem? Hiç pra.

Sidoqoftë, nëse sot nuk reagojmë, nesër është sigurisht vonë. Do të na vijë çështja, që në vend të „Atlantës“ do ta vizitojmë „Gjallicën“ e në vend të „Dukatit“ do ti hypim traktorëve drejt kufijve.

Mos ndodhtë KURRË! Por…

F.P.

Kur?

Problemet në Kosovë janë shumë më të thella se që mendohet.

Natyrisht se Arsimi duhet të jetë në vendin e parë të prioriteteve shoqërore të një shteti demokratik, që synon BE-në.

Sidomos Kosova ka shumë nevojë për arsim cilësor E JO PATJETËR SASIOR…

Kosova ka nevojë TEPËR TË MADHE për shkolla profesionale. Kosova nuk ka fare profesionistë industrial. Ka inxhinierë e profesorë, por vetëm për të dhënë mësim. Por nuk ka sosh që dinë vërtet të punojnë.

Kjo faji i politikave të këqija (shumë të këqija) qeveritare.

Këtu nuk e lë dot pa e përmendur JOKULTURËN shkollore të shoqërisë. Duke filluar nga mediat publike, gazetat, institucionet kulturore, fetare etj. etj… nuk e kanë asnjë strategji kombëtare të zhvillimit arsimor, kulturor e industrial.

Ne po jetojmë sot për nesër. Bëhen zgjidhje afatshkurtra, blic, vetëm për të shkuar disi më tutje. Edhe Greva e mësimdhënësve u zgjodh kësisoj.

Pra Ad-Hoc zgjidhje të improvizuara.

Këtu duhet tjetër organizim, tjetër pushtet, që e bart gajlen e pas 50 vjetëve ose edhe 100 e tepër, e jo sot për nesër. E këso pushtet unë do ta kisha dëshiruar në Kosovë, ku krejt shteti funksionon si një organizëm i ndërlidhur dhe planifikuar shumë sakt, efektiv dhe poashtu eficient.

Por a bëhet ndonjëherë?…. Ndoshta një ditë… Kur?

F.P.

Dëbimi i shqiptarëve për në Turqi

(Një mendim paksa ndryshe)

Ta krahasojmë dēbimin e Shqiptarëve për në Turqi me dëbimin e tyre për në Itali.

Në Itali jetojnë diku rreth 1 Milion Shqiptarë, përfshirë edhe Arbëreshët. Pyetja vjen pse ikën këta shqiptarë? Për qef apo për zor? Për zor pra…
Në kohën e „Perandorisë Osmane“ ikën Arbëreshët, ngase lufta i dëboi. Pra për të shpëtuar gjallë…
Pas rënies së Komunizmit poashtu ikën sepse nuk kishin mundësi për mbijetesë, edhe pse askush me pushkë nuk i ndoqi, askush shtëpitë e pronat nuk ua dogji, nuk i masakroi askush, por dhuna institucionale i deboi.

Kurse shqiptarët, që ikën nga dhuna e Serbisë për në Turqi, nuk kishin ASGJË. Krejta ua dogji shkau, i vrau e masakroi, i ndoqi me pushkë, i la huuu…
Ku të shkonin këta? Të vdisnin në vendlindje apo të mbijetonin? Askush nuk i mori, as vetë Shqipëria nuk i pranoi (që nuk i mbrojti, kjo është shumë e qartë)

I vetmi shtet që i pranoi ishte Turqia.

Gjatë luftës së Kosovës 1997-1999, NJË MILION SHQIPTARË u dëbuan. Por Shqipëria i pranoi 2/3 e tyre, duke e përballuar ketë numër edhe shkaku i ndihmave humanitare gjithandej. Po të mos i pranonte Shqipëria ku do të shkonin?!

Shumë njerëz ikën për në Evropë sepse ajo i pranoi. Për çdo refugjat nga Kosova shtetet e Evropës janë paguar nga OKB-ja. Pra edhe këta morën para. Tash kush ka faj?! Evropa?!
Në Evropë u vendosën shqiptarë më të arsimuar, prandaj këtu i kemi arritur disa të drejta. Në Turqi ikën shumica analfabetë, se koha ishte e tillë, prandaj në çështjen Kombëtare kanë mbetur më prapa.

Në kohën e Turqisë ataturkiane SHQIPTARËT kanë jetuar pa guxuar të çelin gojë. Sot e kanë gjuhën shqipe si lëndë nëpër shkolla, por natyrisht se nuk është mjaft, ngase kjo varet edhe nga shtetet tona dhe organizimi i tyre, e jo ti lihet kjo punë vetëm Turqisë.

Pra shqiptarët e ndjekur nga serbët, nuk patën kah t’ia mbajnë, nuk i mbrojti kush, të rrinë nuk patën se ku dhe ia mbathën për Turqi për MBIJETESË nga dhuna e shfrenuar serbe. Kjo është e vërteta. Krejt tjerat janë propagandë. Dikush thotë „i joshi Turqia“, që nuk është e vërtetë. Ikën prej dhunës serbe, për të mos u vrarë e masakruar, ky është kualifikimi i drejtë.

P.S.
Jam për mosvarje nga askush, pra as nga Turqia. Por jam për shfrytëzimin e mundësive nga gjithkush, pos nga Serbia. Me Serbinë ASGJË nuk dua të na lidhë ASGJË HIÇ. Edhe të na NJOHË nuk dua se lëre me diçka tjetër…

F.P.

Aktori Spin.Dr. Gëzim Kelmendi

Shumë e qartë për mua, që Spin.Dr. Gëzim Kelmendi është një RRENACAK dhe SHPIFËS. Asnjë nga ato, që ky i shkruan mbi z. Albin Kurtin, nuk qëndrojnë.

1. Z.Albin Kurti publikisht ka thënë që beson në Zot, publikisht ka bërë dova në varrim, pa kompleks, etj… Por nuk do të thotë se gjithkush, që beson, patjetër të besojë sikur Spin.Dr. Gëzimi apo ai tjetri, ose të praktikojë besimin sikur Spin.Dr. Gëzimi. Në fund të fundit kushtetuta e Kosovës e garanton lirinë e besimit (madje edhe të mosbesimit)

2. Z. Albin Kurti publikisht ka thënë se kufizimi i shkollimit, duke marrë shkas shaminë, do të hiqet dhe ky do ta heqë nëse bëhet kryeministër. Është vetëm një udhëzim administrativ, pa mbështetje ligjore. Punë e thjeshtë.

3. Imami z. Hoxhë Irfan Salihu e ka marrë shumë shpesh “rolin e Zotit” dhe normale është që të kritikohet, sikur edhe Spin.Dr.Gëzimi që shpesh po e merr atë rol i prirë nga injoranca e vetëmbiçmimit.

4. Z. Albin Kurti ka qenë GJITHMONË kundër bisedimeve me Serbinë PA KUSHTE dhe për çështjet e brendshme dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës.

5. Z. Albin Kurti dhe Levizja „Vetëvendosje“ kanë qenë kundër „shtetit“ të Kosovës, por kundër këtij shteti kurrfarë: pa sovranitet mbi komunat me shumicë serbe, me mbikëqyrje të ambasadorëve, në shërbim të oligarkëve vendorë e ndërkombëtarë, me simbole të imponuara pa histori apo krenari kombëtare, pa ushtri, me fusnotë dhe pa karrige në OKB. Pra kundër shtetit farsë ka qenë L.VV, jo kundër shtetit të vërtetë të Kosovës që mendon ta realizojë nëse i jepet e drejta dhe mundësia për të qeverisur.

6. „Ligji mbi zhurmat“ nuk është e vërtetë qe e ndalon Ezanin. Kur truri i Spin.Dr. Gëzimit e keqkupton dhe e zbaton edhe për Ezanin, kjo i ngelet injorancës së tij. Kush e klasifikoi Ezanin si zhurmë, përveç pushtetit ku Spin.Dr. Gëzimi kishte hise?! Ezani nuk është zhurmë, por ai është një thirrje për namaz, që bëhet përmes një melodie, e cila i ka fascinuar shumë muzikantë, madje edhe nga ata perëndimorë.

7. Kundër islamofobisë vërtet do të luftojë Albini, pra edhe kundër islamofobisë së Spin.Dr. Gëzimit do të luftojë. Mirë e lexuat: kundër Islamofobisë së Spin.Dr. Gëzimit. Ngase Spin.Dr. Gëzimi ka fobi të theksuar nga të praktikuarit paksa ndryshe të Islamit. Ky vetëm meshkuj me mjekra dhe me pantolla të shkurtra sheh (natyrisht edhe kjo e drejtë ekziston, ama jo si imponim).

8. Dr. Ramabaja ka bërë një deklaratë publike, që e kam kritikuar edhe unë, por ai ishte një mendim personal, e jo qëndrim i L.VV. Individët nuk e bëjnë partinë, sikur që Islami nuk është individi Spin.Dr. Gëzim Kelmendi, e as ai gjithologu “Hoxhë” Drilon(Darvini).

9. Isa Mustafa mbetet ai që është, por në dorë e ka nënshkrimin e marrëveshjes për koalicionin. Nuk anashkalohet pra kurrsesi. As Vjosa nuk po mundet ta anashkalojë. Ndoshta Spin.Dr. Gëzimi do të duhej ta kritikonte Vjosën për këtë çështje.

10. Taksa 100% do të zëvendësohet me reciprocitetin e plotë, e që është ndëshkim MË I FUQISHËM për Serbinë, e që Spin.Dr. Gëzim Kelmendi këtë nuk e kupton s’kemi se ç‘bëjmë.

Për fund ca porosi për Spin.Dr. Gëzim Kelmendin:
Beso në Zot me zemër e mos aktro, sepse besimtari i vërtetë nuk shtrembëron, nuk shpif dhe nuk rren me qëllim. E këto veti të gjitha i ke ti Spin.Dr. Gëzim Kelmendi i vetëçnderuar.

Mos e akuzo L.VV në lidhje me vendimet e pushtetit, me të cilët ti dhe partia jote patët lidhur koalicion dhe patët bashkëqeverisur. Pra ti në qeverisje e L.VV fajin?! Kjo është veti e jobesimtarëve, Spin.Dr. Gëzim.

Sidoqoftë kuptoje se ne kuptojmë, kot insinuatat e shtremberimet.

Bjer në “istigfar” Spin.Dr.Gëzim!

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Isa Mustafa mashtrues ordiner

Unë nuk e mbështes askënd që është MASHTRUES apo RRENACAK.

Dhe në këto zgjedhje NJERIU më I LIG, MASHTRUES, me të gjitha vetitë e këqija që ekzistojnë doli Isa Mustafa, sepse E MASHTROI Vjosa Osmanin dhe votuesin e saj për ndryshim të mentalitetit qeverisës. Së paku deri në këtë çast nuk duket ndryshe….
Vjosa faktikisht ishte si marketing për LDK, në formën sikur një veturë kur të shitet e para saj vendoset një femër prostitutë.
Pra Isa e zhvleftësoi Vjosën deri në një figurë „prostitutë politike e LDK-së“. E dogji pra si personalitet, pikërisht ashtu siç unë e tërhiqja vërejtjen para zgjedhjeve.

Unë i kuptoj njerëzit që i ka punësuar LDK-ja nëpër pozita apo vende pune, që dalin e bëhen se kinse nuk po marrin vesh, ose kinse ne nuk po marrim vesh.
Por sugjerimi im është le të rrinë në prapavijë, e të mos bëhen më shumë horë, se mjaft janë bërë që 20 vjet duke i votuar KRIMINELËT apo ZHVATËSIT, veç pse ua kanë ofruar një rrogë QË NUK IA QET MUAJIN „sagllam“.

Në vend se të synohet dinjiteti njerëzor i të gjithëve, këta njerëz e këqyrin veç vetveten edhe pse nuk kanë kurrfarë jete, ani pse e kanë pak më të mirë se ata që nuk e kanë nënën parti punëdhënëse.

F.P.

Gëzuar viti i ri 2020 (pa sherr)

Motër Shqiptare Muslimane!
Vëlla Shqiptar Musliman!

Ju jeni të dashur tek Allahu.
Ju nuk keni lindur për të hequr keq.
Ju nuk keni lindur për ta pritur vdekjen.
Allahu nuk jua shkroi vuajtjen si fat.
Ai ju do dhe nuk dëshiron t’ju mundojë.
Ai dëshiron të jeni të lumtur.
Ai dëshiron që të keni familje të shëndosha.
Ai dëshiron që Atij t’i faleni, por edhe të mësoni, studjoni e sidomos të punoni.
Ai tha se, nëse ke zgjedhjen mes namazit dhe punës, kryeje punën, namazin mund ta lesh për ta falur me vonë (me kazá).
Puna është farz.
Fjala e parë e Tij e shpallur në Kuran nuk ishte rastësisht „IKRA“ (mëso, puno, studjo)

Islami është PAQE E DASHURI, është MËSIM, STUDIM, PUNË dhe LUMTURI.
Allahu është Rrahman e Rrahim (Bëmirës e Mëshirues), përse të frikoheni prej Tij?
AI JU DO PADYSHIM.
JETONI PRA TË LUMTUR dhe mos i SHANI e mos i URRENI KRIJESAT E TIJ.
Një ndër këto krijesa është edhe VITI DIELLOR.


„Ai është Krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, ndërsa Diellin dhe Hënën për të llogaritur Kohën“ (Kur’an 6:96)

Hadithi që gjendet në 4 vende:

  1. Sahihun e Buhariut, kitabu`l Edebi, bab: la tesubbud-dehre, 5713.
  2. Sahihu 1 Muslim, kitabu el Elfadgu ninel edebi ve gajriha, 2246.
  3. Musnedu`l Imam Ahmed, 9972 dhe 21601.
  4. Sunen ebi Davud, kitabu`l edebi, bab, fi rexhulin je subbudehre, 5274.

është ky:

“Mos e shani kohën, se me të vërtetë Allahu është koha”

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:

Allahu i Madhërishëm thotë:

„Biri i Ademit më fyen kur e shan kohën, e në fakt Unë jam koha, e ndërroj natën dhe ditën”


Gëzuar (pa sherr e pa frigë) pra Shqiptarë Muslimanë vitin e ri diellor 2020, vitin e kohës së Allahut xh.sh.
I falenderohemi vetëm Atij për të mirat që na i solli gjatë 2019-ës, elhamdulilah, dhe i lutemi për akoma më tepër të mira gjatë 2020-ës.

Gëzuar!

Krijimi nuk është rastësi

Nuk arrij të kuptoj se si është e mundur që, një intelektual, apo një njeri i lexuar, i cili sadopak merr vesh (se lëre më një shkencëtar apo akademik), të mos mund ta pranojë (kuptojë) që ka Zot …

Argumentim i thjeshtë:

E para:

Nëse materia dhe në fund jeta qenkan bërë rastësisht, vetë lëvizja e përsëritur e dorës sime posht-lart, sa herë unë dua, e hedh totalisht posht rastësinë.

E dyta:

Vetë vullneti i një lëvizjeje të tillë, pa asnjë shkak shtytës (apo nismëtar) e hedh totalisht posht teorinë, që për t’u bërë, kjo lëvizje inicohet nga një tru material, i krijuar rastësisht ose sipas evolucionit material, që vepron në bazë të ndikimeve të jashtme apo përshtatjes kundrejt ambientit (në këtë rast nuk ka asnjë ndikim të jashtëm, apo përshtatje kundrejt ambientit).

Pa u futur në pamundësinë e shpjegimit të ASNJË natyre të çfarëdo shkaku nga „shkenca“ materiale, por vetëm të pasojave, nga këto dy argumente SHUMË TË THJESHTA, nëse kuptohen vërtetë sinqerisht, nuk ka se si të mos vihet në konkludim se njeriu ka shpirt, i cili krijon VULLNETIN e PA-rastësishëm si shkak nismëtar (të cilin „shkenca“ materiale nuk mund ta shpjegojë).

E vërtetë që të gjitha proceset tjera, si pasojë, bëhen me urdhëra të trurit (të dirigjuar nga vulleti), por vetë vullneti si shkak nismëtar i PArastësishëm, kurrsesi jo. Ai vjen nga shpirti transcendental, që njeriu e ka.

F.P.

Urime LDK-së për ditën e themelimit!

Duhet pasur kujdes të mos flitet me një bindje e formuar nga një strategji e paracaktuar nga ish shërbëtorë të regjimit të Millosheviqit. Pra siç duket nëpër gazeta dhe televizion, asgjë nuk është ashtu. Nuk është hiç siç flasin përfaqësues servilë nëpër oda e mbledhime.

As kur është formuar LDK-ja asgjë nuk ka qenë siç dukej, por kjo temë është tepër e ndjeshme sot, që të thuhet e vërteta mbi te, pikërisht pse jemi një popull që beson verbër në gjithçka që i servohet dhe çdokush, që e flet të vërtetën, linçohet.

Sot një pjesë e mirë e LDK-së ka rrëshqitur në krim, oligarki dhe shtet-kapje. LDK emëroi Akademikë „çobej“, që kurrë nuk e dëshmuan titullin e tyre. Asnjëherë asgjë nuk thanë. Folën vetëm kur përkrahën faljen e territorit, për turp, Malit te Zi.

Zërat përparimtar u shuan me shumë dinakëri, Donika, Vjosa, Arbani, Kujtimi, Hatimi, Avdyli etj.. (të flasin lejohen vetëm kur kjo u përgjigjet oligarkëve) dhe tash me LDK po udhëheqin oligarkët, të cilët madje deri vonë as nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, por kanë hyrë në kryesi përmes PUÇ-it që organizoi Isa kundër Fatmirit (me asistencë të një pjese oligarkësh të PDK-së)

Natyrisht se shumëkush, që e kuptoi këtë minidiktaturë, u largua, apo iu bashkëngjit L.VV, ngase aty mund t’u ecte fjala, ta vazhdonin kauzën kombëtare.

LVV shpreson që koalicioni me LDK të lidhet me njerëz të ri, prandaj akoma s’ka koalicion, se oligarkët e vjetër nuk i lëshojnë rininë të dalin në pah.

Nga unë ka urime për LDK-në, por kurrsesi për këtë LDK-në e oligarkëve.

F.P.