„28 Nëntori“ është „Dita e SHPALLJES së Pavarësisë së Shqipërisë“ (e Flamurit, … etj.). Ne nuk kemi festë që mund të quhet „Dita e Pavarësisë së Shqipërisë“. Kemi dy ditë të SHPALLJEVE të pavarësive:
E para më 28 Nëntor 1912 ka të bëjë me „Shqiperinë Natyrale“, (të gjitha trojet shqiptare) që momentalisht rrallë kush e çmon, e askush nuk e respekton. P.sh „Ministria e Administratës Publike“ e Kosovës nuk e ka në faqen e saj zyrtare të shënuar si festë zyrtare në Kosovë. Pra për turpin më të madh, „28 Nëntori“ nuk është festë zyrtare, ndërsa „Bozhiqi“ po, a mund të merret me mend??!! Një ditë edhe „Karabashin“ do ta fusin si festë zyrtare, apo edhe „Sulltan Avruzin“.
Dita e dytë, ajo e 17 Shkurtit 2008, më shumë ngjet si „Dita zyrtare e përçarjes së Kombit“, se sa si ajo e shpalljes së pavarësisë shtetërore (fjala „shtet sovran“ nuk u përmend atë ditë në Deklaratë). Por, edhe po të ishte synuar si e tillë, sipas nenit 1. pikës 3. të „Kushtetutës së Kosovës“, kjo duket sikur një „shpallje e pavarësisë vetëm nga Shqipëria“. Kjo ditë do të ishte një ditë festive, po qe se Kosova do ti afrohej Shqipërisë, por siç po duket sheshazi, për turpin e Zotit, ajo ka marrë kahje të kundert. A ka kush që e ndal apo e kthen mbarë ???
Brengosëse qasja jote, O I RI i Kosovës, rrëqethëse që po i gëzohesh pengimit të marrjes solide të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes futjes së Nisma-s në Kuvend me të gjitha segmentet e kapura të shtetit.
Po gëzohesh që do ta pengojë NISMA zhvillimin e Kosovës, apo nga kjo eufori gëzimi?! NISMA nuk po përpiqet të kalojë pragun që ta zhvillojë Kosovën, por për ca rroga deputetësh (a nuk është kështu?) dhe që ti bëhet therrë L.VV që të mos mund ti realizojë premtimet për zhvillim, arsim, shëndetësi, rend e ligj. Nëse nuk është kështu, pse NISMA mundohet GJITHËSESI të hyjë në kuvend? Nuk është se do ta udhëheq qeverinë. Pse PZAP-i, i cili 2 herë refuzoi ti numërojë votat e diasporës, refuzoi vendimin e Gjykatës Supreme (merre me mend) tash urdhëron të rinumërohen gjithë ato vendvotime. Po ashtu i refuzon votat e serbëve (nuk është problem ky, por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, veç kundër pushtetit të L.VV, krejt kjo)? * Nuk është qëllim i këtyre këtu, zhvillimi i Kosovës, por pengimi i saj përmes NISMA-s. Kësaj duhet ti I RIU ti dalësh kundër. * Pse të mos bëhet Kosova shtet normal, ku ka ligj, arsim, shëndetësi dhe sigurim shëndetësor? Pse është kjo keq për ty? Çka synon ti, nëse jo rend, ligj, arsimim, shëndet e zhvillim? Pushtet për zhvatje nga dikush, që ty asnjë cent nuk ta jep?! * Thjesht më vjen e pabesueshme ti i riu i sotëm, sa pak di të mendosh për veten tënde. E çuditshme kjo, për ne që dikur synonim demokracinë për të mirën tuaj, si gjeneratë e ardhshme.
Nga mëshira absolutisht nuk ka liberalizim të vizave. KURRË HIÇ. BE është një organizatë ekonomike në rradhë të parë, para se të jetë politike e aq më pak humanitare.
1.Pse BE i liberalizon vizat? dhe
2.Për kend?
1.BE liberalizon vizat kryekëput për përfitime të veta ekonomike. Një shembull të thjeshtë për sqarim, në vend se të ta sjell prodhimin p.sh. në Kosovë, vjen ti nga Kosova e e blen prodhimin në BE. Pra harxhimet e transportit tuat, e jo të BE-së.
Nuk ka liberalizim të vizave pra pa interes ekonomik. Kushtet tjera janë pothuajse të gjitha në shërbim të këtij kushti.
2.BE liberalizon vizat për shtete me fuqi solide blerëse (ose për shtetet ku e sheh shansën për investime profitabile në dobi të saj). Nëse BE e din se ti vjen për të shetitur si turist me xhepin relativisht të mbushur, ajo ti liberalizon vizat, por nëse e din se ti vjen xhepin thatë dhe kërkon të punosh në „të zezë“ ngase nuk ke „letra“, duke ia rritur kështu ekonominë informale, NATYRISHT SE NUK TI LIBERALIZON VIZAT.
Ne e dimë se shumë shtete kanë probleme akoma më të medha politike dhe të sigurisë se Kosova, por lëvizin lirisht në BE mu pse GJENDJEN EKONOMIKE E KANË MË TË MIRË se Kosova (rrjedhimisht fuqinë më të lartë blerëse). BE në rast të tillë „e mbyll njërin sy“.
KUSHTI MË I RËNDËSISHËM ËSHTË PRA KUSHTI EKONOMIK. PIKË!
Qeveria Kurti duhet të punojë në këtë drejtim, me të gjitha kapacitetet, të angazhohet më fort brenda, për zhvillimin e Kosovës, jo ti bëjë koncesione politike Serbisë e të shpresojë se BE nga mëshira do t’ia liberalizojë vizat, sikur që deri tash ka ndodhur.
Jam i bindur se Qeveria Kurti kështu do të punojë e veprojë.
Shumëkush e merr shumë sipërfaqësisht Zotin duke e personalizuar apo duke e tëhuajsuar Atë. Zakonisht kjo u ndodh atyre që studiojnë shkencat shoqërore, artin, politiken etj. Kjo nuk ndodh (ose ndodh rrallë) tek ata që i studiojnë shkencat ekzakte.
Këta studiues, nga logjika nxjerrin rezultate të pakontestueshme, ngaqë shkencat, të cilat i studiojnë, nuk ua lejojnë dëshirën e veprimit ose mendimin e lirë. Këta janë të detyruar të lidhen në zinxhirin logjik shkak-pasojë. Pasoja duhet të nxirret gjithnjë si rrjedhojë e pakontestueshme e shkakut, përndryshe nuk ka vazhdim të studimit, dalin rezultate të gabuara, ose nuk arrihet kurrsesi tek ajo që po kërkohet. Këta njerëz e vërejnë shumë shpejt se natyra thjesht nuk është një rastësi. Nuk mund të jetë, ngaqë të gjithë pasojat i kanë shkaqet dhe anasjelltas, çdo shkak ka një pasojë. Sa më shumë studiojnë këta njerëz, aq më tepër ngushtohen shkaqet, meqenëse vazhdimisht kuptohen lidhshmëritë e pasojave me njëra tjetrën.
Kur Arkimedi (287-212, matematikan e fizikan) zbuloi Ligjin e Notit, u shpjegua shkencërisht noti i anijeve dhe u thjeshtua konstruktimi i tyre.
Kur Bernuli (Daniel Bernoulli, 1700-1782, gjeolog) zbuloi më pas ligjin e balancës së energjive të “Shtypjes-lëvizjes-pozitës” në çdo pikë të fluidit, përmes të cilit sot shpjegohet shkencërisht fluturimi i aeroplanit (edhe noti i anijes). Fluturimi është një pasojë e balancës të energjive të shtypjes, lëvizjes dhe të pozitës në çdo pikë të fluidit, sipas Ligjit të Bernulit.
Por ç’ndodhi? Euleri (Leonhard Euler 1707-1783, matematikan dhe fizikan) arriti ta gjejë ekuacionin diferencial matematikor (një ligj tjetër), përmes të cilit, për kushte fillestare të caktuara gjendeshin parametrat e lëvizjes së të gjitha fluideve në univers.
Pra ligji i Arkimedit dhe ligji i Bernulit u bënë dy, nga pakufi shumë rastet e veçanta të këtij ekuacioni diferencial, këtij LIGJI TË RI. Pra pasoja pakufi të shumta u përmblodhën në një shkak „Ligjin e Eulerit“.
Dua te them, që krejt kjo që ekziston, për ne njerëzit, i nënshtrohet një ligji universal, që natyrisht se akoma nuk është zbuluar (gjetur) dhe nuk do të zbulohet aq shpejt.
Nuk është larg mendësh, që në të ardhmen ndokush të arrijë ta përmbledhë lëvizjen e tërë materies në një ekuacion diferencial, në një të vetmin ligj.
Tjetra që e karakterizon ekzistencën është joekzistenca. Studiuesit e shkencave ekzakte vijnë në një moment kur çdo gjë që „ekziston“ duket që në të vërtetë nuk ekziston. Nëse shikojmë materien në brendi, ajo nuk na ofron asnjë provë të ekzistencës së një grimce të fortë, të pandashme, që mund të quhet „rrënja e materies“. Nuk ka. Çdo grimcë, sado e imët që të jetë, prapëseprapë ka në të hapësira „boshe“ dhe grimca përbërëse, të cilat akoma më tej shfaqin të njëjtat karakteristika si ajo e mëparshmja. Nëse nuk paska asnjë grimcë të fortë të pandashme në thellësinë e pakufishme të materies, atëherë çfarë po prekim ne? Zbrazëtirën?! Çfarë është pra kjo që ekziston për ne, nëse ajo në të vërtetë është e “zbrazët”?!
Shkenca e sotme ateiste, nuk ka arritur në asnjë rast, që të sqarojë shkakun fillestar të një dukurie, sidomos natyrën e një shkaku të tillë. Kjo shkencë e di që molla bie kah Toka, por nuk e di natyrën e “fijes” që e tërheq, e që e ka emëruar Gravitacion. Ajo mund t’i llogarisë me saktësi shumë pasoja të Gravitacionit, por vetë natyra e Gravitacionit është e panjohur për te. Njësoj e kemi rastin me elektricitetin, magnetizmin, Efektin Fotoelektrik, funksionimin e gjysmëpërçuesve etj. etj. ku ASNJËHERË nuk është arritur shpjegimi i natyrës së shkakut të një dukurie(pasoje) të tillë.
Pikërisht shkenca ateiste pra është një FE (religjion), sepse beson në të paqartën, në të padukshmen e të panjohurën, vetëm e vetëm pse i vëren pasojat e saj. Në fjalorin e saj nuk i gjen fjalët tradicionale të fesë, plotësisht, megjithëse pjesërisht po, si p.sh. nuk e gjen Engjëll, por Ligj ose Rregull; nuk e gjen Dreq, por Kaos ose Problem, e kështu me radhë. Nuk e gjen Zot, por Energji etj… Natyrisht se këto fjalë për nga kuptimi vetëm pjesërisht përputhen me fjalët fetare të feve Ibrahimike (Abrahamike).
Kur flasim për jetën, kemi parasysh që është fjala për diçka tejet komplekse, e aq më komplekse është vetëdija, vullneti, vetiniciativa… Shikojmë ADN-në e njeriut dhe të qenit (apo një gjallese tjetër). Këto ADN përbëhen nga të njëjtat elemente, kanë formë të ngjashme etj… Nëse do ta merrnim ADN e njeriut dhe ta radhisnim në një formë tjetër, p.sh. sikur ADN i qenit, ai do të ishte kimikisht i qëndrueshëm. Pra do të mbante formën e tillë. Nga kjo rrjedh se ADN i njeriut mund të ekzistojë i radhitur sikur ADN i qenit pa asnjë problem. Pyetja që shtrohet vetvetiu me të drejtë është: Pse nga njeriu pra nuk po lind qen ose anasjelltas? Mjeku ateist do të më thoshte që ADN i njeriut përmban në vete informacionet e njeriut etj… por edhe kjo është një tezë apo hipotezë, ngase askush deri sot nuk i ka lokalizuar këto informacione, formën apo natyrën e tyre. Një ADN i njeriut përmban informacione sikur të mbulohej planeti Toke me 3 shtresa librash. Një ADN, që mezi shihet me mikroskop elektronik, të përmbajë kaq shumë informacione?! Ku janë ato informacione, çfarë natyre kanë, elektrike, magnetike apo çfarë, çfarë forme kanë etj. etj., ASKUSH deri sot nuk ka mundur as ti supozojë se lëre më ti lokalizojë apo zbulojë. Kur ta përkujtojmë “zbrazëtirën” e materies që e përmenda më lart, atëherë rrjedh se ne as në fillin e shpjegimit të jetës nuk jemi.
Pak më parë thash se më komplekse se jeta janë vetëdija, vullneti, vetiniciativa. Këtu do të merrem me vullnetin (në mënyrë të njëjtë do të shpjegoheshin edhe vetëdija e vetiniciativa) Shkencëtari ateist thotë nga Big-Bang-u filloi ekzistenca dhe rastësisht erdhi deri te krijimi i universit dhe çdo gjëje që ekziston. Pra RASTËSISHT. Vërtet? A rastësisht të gjithë trupat qiellor rrotullohen rreth një trupi me masë më të madhe edhe pse Eksplodimi Big-Bang ishte linear (drejtvizor)?! Prej lëvizjes lineare TË GJITHE trupat të kalojnë në lëvizje rrotulluese?! Madje të rrotullohen me mijëra vjet pa u larguar as afruar trupit rreth të cilit rrotullohen? Aq sakt ia qëlloi trupi qiellor nga një lëvizje lineare (drejtvizore) lëvizjes rrotulluese? Kjo është njësoj, sikur ne të gjuanim me gur mbi ujë dhe në atë rast uji të ngrihej mbi sipërfaqe me një formë perfekte sferike, gjë që nuk ndodh kurrë. Por të themi, po e zëmë se po ndodh një herë. Ama nëse i gjuajmë pakufi shumë gurë dhe te secili të ngrihet uji në formën perfekte sferike, kjo nuk mund të ndodhë kurrë rastësisht. E si ia qëlluan pakufi shumë trupa qiellor pas eksplodimit Big-Bang, nga lëvizja lineare lëvizjeve rrotulluese, nëpër një trajektore perfekte?!
Pyetja tjetër është më e papërgjigje:
Si është e mundur që pas Big-Bangut pakufi shumë elektrone të sillen rreth bërthamave me trajektore aq perfekte dhe madje me shpejtësi të dritës? Po ashtu pyes nga e morën atë shpejtësi?!
Pyetja tjetër është po ashtu e rëndësishme:
Nëse pas çdo explodimi, shkaku i gravitetit, çdo materie vjen duke i ngadalësuar deri të ndalet e tëra. Atëherë përse Gjithësia po e shpejton zgjerimin?! Kjo nuk ka kurrfarë logjike shkencore.
Dhe krejt në fund në planetin Tokë si u ndërtua dhe radhit RASTËSISHT perfekt një ADN, i cili i ka disa milion molekula?!
Shkencëtaret biokimist kanë ardhur në përfundim, kohëve të fundit, që për ta krijuar me energji, çfarëdo qoftë ajo (Termike, nukleare, magnetike… etj.), një molekule të ADN nga materia e vdekur që përmban të gjitha elementet kimike që i ka ADN, nuk mjafton energjia totale e Diellit, ajo e pjesshme jo se jo. E Si u krijua pra ADN i pare? Nga çfarë lloj energjie materiale? Nuk ka shpjegim, as përgjigje për këtë. Thjesht gjasat janë zero.
Tash dalim te vullneti… Truri dhe krejt njeriu sipas shkencës ateiste është krijuar rastësisht. Pra nga shkaqe e pasoja materiale. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, kurrë nuk mund të shpjegohet, përse zemra rrah. Nga vjen ai vullnet për rrahje ritmike të zëmrës non-stop kur ne asgjë nuk dimë as ndërmarrim për ketë? Po të rrahte zemra rastësisht, ajo nuk do të kishte ritëm të caktuar. Ateisti mund të thotë që urdherat i vijnë nga palca kurrizore, që prapë e nxit pyetjen, nga vjen ky vullnet i palcës. Më tutje ateisti do të thoshte “prej trurit”, ama prape pyetja “e truri nga e merr atë vullnet?”. Kjo pyetje nuk mund të përgjigjet nga ateistët materialistë, sepse asnjëherë nuk do të arrijnë të përgjigjen përfundimisht në këtë pyetje, pra “Prej nga vullneti, që zemra të rrahë me ritëm, që mushkëritë të marrin frymë me ritëm, që unë të eci me ritëm, që të vrapoj me ritëm, që syve t’ua bëj “pët” me ritëm..” Vullneti fillestar nuk dihet, natyra nuk i dihet, forma jo dhe vendqëndrimi jo. Nuk ka as hipoteza se lëre më të gjetura shkencore. Shpjegimi se truri prodhon vullnet nuk qëndron, ngase kjo përmbyset me pyetjen “Prej nga vullneti, që vetë truri të funksionojë?” Këtu ka vetëm një shpjegim, Vullneti vjen nga Shpirti, vullnetin e të cilit e ka krijuar Zoti (Krijuesi).
Edhe ADN nuk përmban informacione. Informacionet i merr nga Zoti (Krijuesi) dhe rrjedhimisht nga njeriu nuk lind qen. Këto dhe shumë dukuri të tjera sjellin vetëm te një përfundim. Shkaku i parë fillestar i të gjitha dukurive (gravitacionit, Magnetizmit, Lëvizjes së fluideve, ADN-së, rrahjeve të zemrës…etj… etj…) vjen nga diçka, që gjendet pra mbi materien e ai është Zoti (Krijuesi)
Po, por nëse nuk i shtrinë këmbët me tepër se sa e ke jorganin, nuk do të blesh kurrë jorgan më të madh, që të flesh rehat, por do të mbetesh me jorgan të vogël dhe pa gjumë të qetë, i strukur gjithë kohën.
Neve po na duhet pashmangshëm, patjetër, medoemos një „jorgan më i madh“ e ai është NJE SHTET GJITHSHQIPTAR (siç u shpall me 1912)
Vetëm atëherë do të flemë gjerë e gjatë dhe rahat. 😊
Kërkesa publike për largimin nga skena politike në Kosovë e të gjithë atyre, që kanë probleme me ligjin, nga ana e amerikanëve, është një e drejtë dhe një nevojë që po paraqitet dukshëm, por unë mendoj se është e gabuar qasja që këtë ta bëjnë vetë amerikanët apo ndërkombëtarët.
Nuk duhet harruar se BE-në e kemi këmbëkryq në të gjitha çështjet, që janë në proces, ndërsa USA ia pat lënë këtë punë asaj, që për mendimin tim ishte keq, pasi që BE ka disponim pro sllav (për çdo ditë unë e shoh dhe përjetoj këtë). Lëvizjet e fundit diplomatike po tregojnë një qasje tjetër amerikane në lidhje me Kosovën dhe detyrat që ajo ia ka vënë vetes përpara. Kjo gjithësesi duhet shfrytëzuar.
Në të vërtetë jam paksa skeptik në ndërhyrjet nga jashtë për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe plotësimin e këtyre kërkesave. Kjo ngase na ka ndodhur shpesh që pikërisht të huajit janë ngatërruar në vepra korruptive…
Pa intelektualët dhe pa popullin, kemi pak gjasa për përmirësim. Momentalisht kemi gjendjen e një status quo-je, ku krimi i organizuar dhe shteti bashkëjetojnë në një lloj paqe të pashpallur.
Por kujdes këtu, sepse në aspektin afatgjatë kjo bashkëjetesë mund te shkaktojë krizë të pariparueshme vdekjeprurëse për shtetin e Kosovës. Qeveria Kurti duhet mu këtu ta ketë fokusin fillestar të veprimit.
Për fund:
Pas fitores së L.VV ne zgjedhjet e 2019-ës, kjo gjendje e rëndë shoqërore kërkon intervenim gjithëpërfshirës popullor. Intelektualët, shoqëria civile, sindikatat dhe çdo organizim jashtpolitik duhet përveshur mëngët në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit, etj… e jo vetëm të pritet që këtë luftë ta ngadhënjejë qeveria si e vetme. Shansin më të madh se sot nuk e kemi pasur kurrë.
Përndryshe lajmet mbi pasurimin e kriminelëve dhe ato mbi talljet me popullin lidhur me integrimet euroatlantike, liberalizim të vizave etj. do të zgjasin deri sa Kosova të „dalë nga përdorimi teknik“. Ose ajo do të futet në një „kontroll teknik të ri“ nën mbikëqyrjen e një „tekniku“ tjetër, që në këtë rast „tekniku“ Serbi mezi po pret. F.P.
Një i ri i edukuar është ai, i cili është në gjendje të VENDOSË (të marrë vendime mbi veten, sado të vështira të jenë ato), pa u ndikuar nga ASKUSH.Kjo që thash, e qartë se bie ndesh me mentalitetin tonë, ngase te ne „Një i ri i edukuar është ai që e dëgjon prindin, mësuesin, apo më të vjetrin dhe vepron sipas këshillave të tyre“….
Këto dy koncepte mbi edukatën kanë shumë rëndësi për një zhvillim të mirëfilltë shoqëror. (Natyrisht se prindi, mësuesi dhe më i vjetri duhet dëgjuar se çfarë këshillon, por jo të veprohet, pa e futur atë këshillë në “mullirin” vetjak e pa e “bluar” mirë e mirë.)
***
Kur „strajcën“ t’ia hedhësh supit dhe të nisesh për në mërgim, dije se e ke marrë një vendim ireversibil (të pakthyeshëm, apo papërmirësueshëm).
Në 99% të rasteve, nga mërgimi, nuk ka kthim me dëshirë (ndoshta nga zori, ose ngase përfundon afati i vizës, apo nga shkaku i një interesi të madh).
Të gjendesh në një vend të huaj, pa kulm mbi kokë, pa të drejtë pune, pa asnjë mik, pa një njohje elementare të mentalitetit vendës, apo të sistemit shoqëror, është shumë e vështirë.
Por kjo nuk është më e vështira.
Më e vështira vjen pasi t’i bësh të gjitha kushtet për jetesë dhe radha i vjen krijimit të familjes. Një mik imi më tha njëherë:„Unë në mërgim kam ardhur të bëhem shtëpi, e tash do të fikem krejt“
Vështirësia më e madhe pra është lufta kundër asimilimit, e cila (në një periudhë më të gjatë) dosido është e gjykuar të humbet. Natyra e jetës e sjell këtë.
Pse e gjykuar të humbet? Këtu janë ca probleme, që jomërgimtarët nuk i dinë.
E para është dilema nëse duhet fëmija ta mësojë gjuhën amtare (shqipe) patjetër, kur kjo nuk i duhet aty ku jeton, apo nëse është më mirë ta mësojë anglishten dhe spanjishten (dihet që këto të dyja së bashku janë, thuajse po aq të vështira, sa gjuha shqipe e vetme). Mësuesit në perëndim thonë se fëmija, që e njeh mirë gjuhën amtare, është më i suksesshëm në mësime (kjo nuk është krejt pa prapavijë). E unë them që këta fëmijë janë më të mirë në mësime nga ndjenja e inferioritetit: „t’u tregoj këtyre vendësve, që edhe unë i huaji kam vlerë“. Mësimi i mirë i gjuhës amtare nuk e lë fëmijën ta mësojë gjuhën vendëse pa akcent të huaj, pra sikur ta kishte gjuhë amtare, e si i tillë ky fëmijë gjithmonë do të ngelet „ausländer“, edhe pasi të rritet, gjë që do ta margjinalizojë në njëfarë mënyre.
E dyta është dilema rreth suksesit. Më duhet vetë ta pranoj, se po të kisha ditur gjermanisht sikur vendësit, pa asnjë dallim në akcent dhe anglisht sikur që di shqip, unë sot do të isha në udhëheqjen e ndonjë koncerni të madh (dhe këtë e them me modesti) … Edhe përkundër suksesit të mirë në profesion, ky sukses as përafërsisht nuk është i krahasueshëm me atë se çfarë do të mund të arrija, sikur ti plotësoja kushtet, që i ceka më lart.
E treta është mendësia që „më mirë do të ishte që fëmija të mos e harrojë se është shqiptar, por jo patjetër të njeh shqipen“. Këtë koncept të luftës kundër asimilimit, nëse mund të quhet si i tillë, e mbështesin mjaft intelektualë. Nevoja që shqiptarët të marrim pozita të rëndësishme në shoqëritë ku jetojnë ka sjellë deri te kjo mendësi. Ngase shumë më e leverdishme do të ishte, që një shqiptar të ishte drejtor i një shtëpie informative (por që nuk di shqip), se sa murator apo kuzhinier (që e di shqipen mirë)Kjo, ngase gjuha me akcent të huaj është pengesë e madhe për ngjitjen në pozita të rëndësishme e me vlerë. Kjo është e padrejtë, por kështu është.
***
Luftën kundër asimilimit gjuhësor (ndoshta) do ta humbim. Shpresoj që kujtesën mbi prejardhjen të mos e humbim, që kur të na vijë rasti, të kontribuojmë për vendet tona.Por duhet angazhuar të arrijmë ta fitojmë një rast të tillë, e kjo do të thotë t’i edukojmë të rinjtë tanë nëpër universitete, gjithsesi kush ka mundësi. Por edhe pas përfundimit te studimeve, pengesë e madhe për arritjen e caqeve është mosnjohja perfekte e gjuhës së vendit ku këta të rinjë jetojnë…
This is an example post, originally published as part of Blogging University. Enroll in one of our ten programs, and start your blog right.
You’re going to publish a post today. Don’t worry about how your blog looks. Don’t worry if you haven’t given it a name yet, or you’re feeling overwhelmed. Just click the “New Post” button, and tell us why you’re here.
Why do this?
Because it gives new readers context. What are you about? Why should they read your blog?
Because it will help you focus you own ideas about your blog and what you’d like to do with it.
The post can be short or long, a personal intro to your life or a bloggy mission statement, a manifesto for the future or a simple outline of your the types of things you hope to publish.
To help you get started, here are a few questions:
Why are you blogging publicly, rather than keeping a personal journal?
What topics do you think you’ll write about?
Who would you love to connect with via your blog?
If you blog successfully throughout the next year, what would you hope to have accomplished?
You’re not locked into any of this; one of the wonderful things about blogs is how they constantly evolve as we learn, grow, and interact with one another — but it’s good to know where and why you started, and articulating your goals may just give you a few other post ideas.
Can’t think how to get started? Just write the first thing that pops into your head. Anne Lamott, author of a book on writing we love, says that you need to give yourself permission to write a “crappy first draft”. Anne makes a great point — just start writing, and worry about editing it later.
When you’re ready to publish, give your post three to five tags that describe your blog’s focus — writing, photography, fiction, parenting, food, cars, movies, sports, whatever. These tags will help others who care about your topics find you in the Reader. Make sure one of the tags is “zerotohero,” so other new bloggers can find you, too.