Një m.. i madh po kush e kupton…

Të dashur miq të vaksinuar.

Ju u vaksinuat, mirë boll.

Ama shikoni se si tani po thuhet për ne të pavaksinuarit, se ne po ju vëmë juve në rrezik.

Por a nuk ju ishte premtuar se, pas dozës së dytë, ju do të imunizoheshit plotësisht, se do të rifitoni lirinë tuaj, se mund të udhëtoni përsëri, etj. etj.

Ju kur pyeteni se, pse jeni vaksinuar, shumica përgjigjeni: “Që të mund të udhëtoj sërish pa pengesa, dhe sepse testimi dhe kufizimet më kanë ardhur në maje të hundës.”

Shumë pak thoni se frikoheni për shëndetin tuaj. Shumica nga ju nuk e bëni pra këtë vullnetarisht.

Në rregull, nëse e bëtë vullnetarisht, tash ju mund të udhëtoni, mund të shkoni në restorant, kinema, në ndeshje futbolli…

Dhe askush, që nuk është vaksinuar, nuk do t’ju sulmojë ose akuzojë për shkak se jeni të lirë. Kurrë jo.

Ama tek tani politikanët e paskan kuptuar se ne të pavaksinuarit përfaqësuakemi një rrezik, se ne qenkemi dele të zeza sociale, madje akoma më keq….

Në qoftë se, sipas deklaratave të politikanëve, ju jeni të mbrojtur nga të pavaksinuarit, atëherë pse keni frikë nga ne?

Pse dikush po përpiqet t’ju bëjë të besoni se ne po ju dëmtojmë?

Ju mund të bëni përsëri gjithçka që dëshironi, sepse jeni imunë, apo jo?

Pse pra ende duhet të vendosim maska?! Çdo i vaksinuar është i mbrojtur dhe çdo i pavaksinuar është pajtuar me fatin, nëse infektohet e sëmurët, madje vdes, nuk do t’ju fajësojë juve dhe askënd.

Apo ndoshta nuk qenka e vërtetë ajo që politikanët dhe mediat po na thonë çdo ditë, që një vit e gjysmë?

Kur kujtoheni për veten tuaj, kur mendoni vërtet me kokën tuaj, pa politikanë, pa media … atëherë, çfarë ka mbetur nga e gjithë kjo histori?

Shikoni përreth jush.

Askush nuk na tërheq vërejtjen, përveç politikanëve.

Askush nuk na kërcënon, përveç politikanëve.

Dhe media, portalet, ata që nuk mendojnë me kokën e vet, nëpër rrjetet sociale, e luajnë lojën e dreqit… bëjnë marketing, pa e ditur se ç’po bëjnë.

A nuk po e vëreni vetë, se diçka nuk është në rregull këtu, diçka nuk po shkon?!

Kur të kthjelloheni, kur ti besoni instinktit tuaj, kokës suaj, ndoshta e kuptoni që diçka po duhet disi ndryshe të jetë, shumë ndryshe nga ajo, që po na thonë politikanët dhe mediat.

Dhe ndoshta ne, të pavaksinuarit dhe të vaksinuarit, do të mund të takohemi përsëri me një buzëqeshje, pa detyrim, pa kërcënime dhe pa maskë.

Një gjë, që duhet analizuar për veten tuaj:

Si ka mundësi që Covid-19 është rikthyer në Izrael? Dhe jo vetëm kaq: 95 përqind e sëmundjeve të rënda (njësia e kujdesit intensiv) në Spitalin Herzog në Jerusalem janë, siç raporton stacioni televiziv Channel 13, plotësisht të vaksinuara. 85 deri në 90 përqind e qëndrimeve në spital lidhur me civid-19 janë njerëz plotësisht të vaksinuar me 2 doza.

Ose jo vetëm Izraeli, kampion i vaksinimit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe kampioni evropian i vaksinimit, Islanda, po përballet me një enigmë: Edhe pse shumë njerëz në Islandë janë të vaksinuar kundër Covid-19, më shumë se në çdo vend tjetër evropian, ishulli po përjeton valën më të keqe të infeksioneve deri me sot.

96 përqind e të gjitha grave dhe 90 përqind e të gjithë burrave të moshës mbi 16 vjeçare janë vaksinuar së paku një herë. Rreth 84 përqind e të gjithë Islandezët mbi moshën 12 vjeç, janë vaksinuar dy herë, pra plotësisht të imunizuar.

Nëse vaksinimi do të arrinte atë, që premtojnë politikanët, nuk do të duhet të kishte më infeksione nga korona në Islandë. Por nuk është kështu. Pikërisht e kundërta. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë infeksione të reja sikur që ka tani.

Shkurt e shqip: vaksinimi nuk po e arrin atë, që po premtojnë politikanët.

Por ky është një konkluzion, që as politikanët dhe as mediat kryesore nuk guxojnë ta thonë.

Të bëhemi bashkë kundër Diktaturës Globale!!!

F.P

Të fala nga “hajvani, budallai dhe injoranti”

Bedri apo Beter, s’di si të të drejtohem. U mendova një kohë në ia vlen të merrem publikisht me një pijanec si ti. Erdha në përfundim se nuk ia vlen. Por do të ti them dy fjalë pak më thjesht, ngase ti nuk ke tru për të kuptuar.

The që unë qenkam “hajvan, budalla dhe injorant”. OK. Vlerësimi yt pas nja 2-3 gotash raki ruse staliniste “Vodka”.

Kush jam unë?

Unë, qysh si fëmij, isha nxënësi më i mirë në klasë, më i mirë i shkollës fillore. Në Librin e mësuesit T.Krasniqi, mbi Historiatin e Shk. Fill. “Shaban Shabani” figuroj si nxënësi më i mirë i të gjitha kohërave, për këtë e kam edhe lëvdatën. Jo pse kam qenë i dëgjueshëm ose pse kam ndenjur gjithë kohën mbi libër (kam qenë madje problematik me mësuesit duke ua gjetur gabimet dhe rrallë kam mësuar në shtëpi, 90% në klasë) por sepse e kam merituar 5-ën. Kam marrë lëvdata e lëvdata nëpër gara të historisë, ato të recitatorëve (recitimi im ia dha idenë prof. I.lecajt për të garuar), ndihmës së parë. Kam luajtur nëpër skeçe e drama (teatër), kam luajtur në fis-harmonikë dhe kam kënduar për festat e shkollës, kam dirigjuar korin e shkollës, të cilin e kam ushtruar unë vetë, përmes një kitare të vjetër me 3 tela… Përndryshe luaj në çdo instrument muzikor (veç klarinetën më dobët) edhe modern, por edhe folklorik. Në violinë luaj që nga mosha 9 vjeçare (e fillova pas mandolinës, dhe fis-harmonikës, që i luaja nga mosha 7 vjeçare).

Në gjimnaz po ashtu vazhdova me nivelin e njëjtë. Në garat e recitatorëve si senior gjimnazist, kualifikohem për “Garat Republikane” ku e recitova “Një natë pa gjumë” të Migjenit më 1982, kur nuk fitova asgjë sepse “Poezia është nga një poet i Shqipërisë” (arsyetimi).

(The “nuk jam marrë me kulturë” dhe gënjeve sa je i madh.)

Në “Garat Krahinore të Matematikës” kam marre vendin e tretë më 1983-ën.

Kam qenë nxënës mjaft i suksesshëm në gjimnazin “Jovanka R.Kica” (sot “Gjon Buzuku”). Një shembull: Në orën e përbashkët të frëngjishtes nga disa klasë, ngase nuk kishte mjaftueshëm nxënës, të profesori Zef Prenklushaj, kam qenë vetëm NJË HERË dhe pasi më pyeti ma mbylli 5 për terë vitin. “Nuk ke pse vjen në orën time, sepse nuk kam çfarë të të mësoj ty” ishte fjala e profesorit Zef, tek i cili 3-sh ka qenë nota maksimale për nxënës. Unë përveç notës 5 nuk njoh tjetër gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm (Po ti?)

Studimet i fillova dhe mbarova me sukses. Më 1989 shpallem “Student i Dalluar” marr 500 DM dhuratë (Gjatë studimeve kam qenë Bursist i Universitetit me notën mesatare 9.6). Kam qenë anëtar i kolegjiumit të gazetës studentore “Bota e Re” deri më 1989 kur B. M. bëhet kryeredaktor i dhunshëm. Sa e sa studenti ka marrë ndihmë akademike nga unë nuk mund ta imagjinosh.

Nuk ekziston asnjë demonstratë apo protestë në vitet ‘90, ku nuk kam marrë pjesë, përfshirë grevën e urisë në sallën „25 Maji“ në mbështetje të “Grevës së Urisë” të Minatorëve.

Kur kallet konvikti 5 nga policia serbe, pësoj helmim (për fat të lehtë) nga ndihma që ju jap shokëve studentë, që i ishin ekspozuar sulmit me lotsjellës. Ishte ndihmë me tretje 2% të sodës bikarbone, që e kisha bërë gati me kohë. Akoma kam probleme me mushkëritë…

Pas studimeve punova si profesor i matematikës në gjimnazin e Sharrit PA RROGË. Pyeti ish nxënësit e mi se si e festoja “11 marsin” me sharki në dorë, i vetmi unë, por pyeti edhe për kualitetin e ligjërimit të lëndës. Pjesëmarrja nëpër orët letrare ka qenë më se normale.

Më 1995 fitova azilin politik në Austri (i pari shqiptar që e fitoi azilin politik në Austri isha unë) Jo pra statusin e refugjatit, por azilin. Nëpër protesta ne Vjenë isha çdo herë.

Me 1998 thërras të gjithë opojanët në një mbledhje te aksionit “Mbroj pragun e derës” që t’i bashkohemi luftës çlirimtare. “Le të lajmërohet një i dyti, unë i pari dhe po shkojmë në luftë” ishte thirrja ime. Asnjë nuk u lajmërua. Pasoi shkuarja në Shqipëri… vetëm…

Pas lufte, tash e 20 vjet punoj në profesion të nivelit akademik. Bashkëpjesëmarrës në disa patente kolektive dhe 1 patent vetjak. Kam arritur të ndryshoj thellësish bindjet mbi shqiptarët, te njerëzit që i njoh dhe rrethin ku banoj dhe kam banuar, sidomos ata me të cilët punoj dhe kam punuar.

(The që „nuk kam bërë asgjë për atdheun“ dhe genjeve sa je i madh)

Jam lexues i afër 400 librave shkencorë, letrarë dhe historikë, njohës i 6 gjuhëve.

Ka shumë më shumë për të thënë, por unë nuk jam ai që flas si ti për vetveten, ngase unë nuk jam karrierist i verbër si ti. Çkado që do ta tregoja nga jeta ime për opinionin do të tingëllonte si lavdërim, edhe pse është e vërtetë e thjeshtë.

Kush je ti?

Ti je UDB-ash i vërtetë. Ti dhe UDB-ashi L. N. keni ndenjur hundë për hundë, kur unë në çdo demonstratë, protestë e greve urie merrja pjesë dhe shkruaja në “Bota e Re” për Kosovën Republikë. Ti dhe ai në vitet 1984 e deri më 1990 keni qenë miq të pandashëm. Mu ky miku yt, ish shefi i UDB-ës Prizrenase asokohe, pat provuar të ma mbylle gojën me kërcënim me vrasje, sepse shkruaja në “Bota e Re”, ngjashëm sikur ti këto ditë, por më vonë u frikësua prej fjalëve të veta dhe u tërhoq, mu sikur ti.

Ju jeni i njëjti soj-sorollop, ku të gjithë janë UDB-ashë, përveç juve të vërtetëve. Edhe baba i Albinit UDB-ash, vete Albini UDB-ash, Baba i Vjosës UDB-ash, Baba i Fisnikut etj. etj… apo?! Ju me goditje të ulëta provoni të fitoni meçet, duke mos pasur asnjë argument për personat që i etiketoni, duke sulmuar pleq, që ta kanë sjellë analfabetizmin në Opojë prej 90% në 5% me shumë sakrificë, madje me përballje intelektuale, madje edhe fizike me UDB-ashin, babain e mikut tënd të madh L.N. UDB-ashit. Pleq prej të cilëve të gjitha kuadrot e Opojës kanë dalë. Pleq që askujt nuk i janë nënshtruar dhe mu për ketë nga ju janë sulmuar, janë diskredituar. Pleq që për herë të parë kanë sjellë sportin në Opojë, sallën e sportit me të gjitha mjetet për gjimnastikë në Bresanë, e kanë bërë themelimin e ShKA „Avni Rrustemi“ dhe në fund pleqtë që, pas gjithë asaj pune kolosale, janë përjashtuar nga pozita e drejtorit të shkollës fillore për shkak të “veprimtarisë armiqësore” ku edhe shokët tu kanë qenë dëshmitar kundër tij, duke e akuzuar si “irredentist, që i ka mbështetur demonstratat e 1968-es” (edhe pse ishte e vërtetë, kjo nuk duhej ti ngarkohej në një proces akuzues).

Pleqtë që në vitet ‘90 mbetën me një shtëpi të vjetër dhe me 3000 DM borxh, edhe pse punuan si mësues, si fotograf, ndërtimtari (goge), thurje xhemperësh e shallesh…. e shumë profesione të zorit për mbijetesë. Shikoi ti shtëpitë e juve UDB-ashëve dhe jetën tuaj. Ti edhe sot i ke miq UDB-ashët dhe bijtë e tyre. I ke në parti, sepse je sikur ta dhe me ta. Ti ke lobuar dhe i ke votuar bijtë e UDB-ashëve.

Unë me një të sëmurë si ti, të varur nga ngatërresat, duke shpresuar të jenë në qendër të vëmendjes, duke e ditur që unë as nuk i përcjell, për kontribut kombëtar, nuk kam çka dialogoj, ngase s’je kurrkush, të cilit i jap unë llogari.

Në fund të fundit, NË PAÇ PËR MUA PERSONALISHT TË THUASH DIÇKA, urdhëro, sa i përket familjes, lëre që unë nuk mbaj përgjegjësi, por aty rrezikon të futesh ku del puna bërllok. Sepse je duke shpifur.

Thash mos ndoshta po do përballje në profesionin tënd, që frikohesh ta publikosh ore blegtor e bujk i pakarakter. Aty, kur të duash, edhe Quiz bëjmë ne të dy. Pra në profesionin tënd. E lehtë është të vetëquhesh „i ditur“ por këtë duhet ta dëshmosh. Sa i përket „hajvanit, budallës dhe injorantit“, ky e ka provuar trurin të nja 40 Dr. Shkence dhe po aq magjistra dhe i ka dalë sagllam.

Ku e provove ti „i mençuri“ trurin tënd pos nëpër miq që ta bëjnë qejfin?! Ku?!

Te profesorët e thive, mushkave e të pelave apo?! 😅

Ti tash je futur në një rrugë qorre, ku nuk dilet kollaj, se ti me mua as intelektualisht, as fizikisht, as familjarisht, as në gjyq nuk mund të përballesh. Po trus aty, e priti ndodhitë  që do të pasojnë. Të vjen radha edhe ty, pa gajle.

Dallimi mes nesh është se ti ke kohë si parazit shoqëror të shkruash broçkulla, që as qentë s’i hanë, e unë nuk kam kohë, sepse merrem me shkencë.

Poezitë tua janë për turp. Kurrafarë arti ore. Librat tua të shtrembëruara i kemi parë. Krejt miqtë e jaranët tu paskan kontribuar për kombin, askush tjetër. Se për ty është patriot ai që e han një shpullë pse e shan policin, e jo ai që për gjysmë shekulli punë nxjerr gjenerata e gjenerata te përgatitura si është më së miri. Kjo, sepse ti e ke mentalitet rrugaçi muskuloz.

Ti je bythëlëpirës i pushteteve, e unë jam intelektual i pavarur dhe i panënshtrueshëm.

Ti je ateist stalinist, zbatues i kërkesave te spektrit politik serb për renovimin e kishave ne kompleksin universitar, e unë jam musliman me zemër e vepër.

Ti je i akuzuar për korrupsion, je HAJN, kurse për nderin tim betohen shumë njerëz.

Ke zhvatur buxhetin komunal për kulturë (bashkë me disa UDB-ashë të tjerë, që i përjashtonin arsimtarët si „elementë armiqsorë“ nga puna) për botimin e ca veprave pa kurrfarë vlere, me heronj lokalistë, miq tu. Duke i ngritur disa persona me lavdata adoleshentësh, ti përpiqesh te ngresh veten ose t’ua mbyllësh gojën kritikëve. Kaq vlerë kanë veprat tua.

Dialog me ty s’kam ku të bëj, as në profesionin tënd, se as aty nuk më bën ballë.

Mjeran i mjeranëve, rrugaç i rrugaçëve JE. Vetëm edhe Fejsbuku të ka mbetur për shitje gjepurash mbi intelektualitetin tënd të shpifur.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Neve na duhet një ndryshim i mentalitetit shoqëror

Paksa ndryshe…

Mediat tona, radiot, TV-të, gazetat dhe portalet po e promovojnë thuajse vetëm muzikën e sportin… Kurse ekonominë, shkencën, librin, punën… gati se fare jo. Për ditë emisione të mërzitshme, u lodhëm me fytyrat e njejta.

Unë vetë jam marrë me art dhe me sport (merrem akoma), por këto, në të vërtetë, janë branshe “parazite” të shoqërisë. Aty fitojnë një numër i vogël njerëzish, por këto branshe (fusha) nuk e punësojnë popullin masivisht. E në këtë kohë më së shumti na duhen vende të punës se çdo gjë tjetër.
E kuptoj që promovimi tejmase i kulturës na ka mbetur nga lufta për ruatjen e identitetit (tepër të rrezikuar) shqiptar brenda ish Jugosllavisë.
Por sot na duhet puna e milingonës shumë më tepër se këngët e gjinkallës…
Arsimi, mjekësia, bankat, telekomi, sporti, kultura, turizmi, mediat…. etj… duhet ta marrin rolin e duhur, a ai është shërbimi ndaj PUNËTORIT dhe NDËRMARRËSIT, që PRODHON.
PRODHIMI në përgjithësi, e sidomos ai INDUSTRIAL, është bazë e ekonomisë (lexo: mirëqenies) së një shteti, nga ku pastaj përfitojnë edhe arsimi, mjekësia, kultura, bujqesia, shteti… me një fjalë të gjithë të tjerët. Por mu ky (prodhimi) promovohet vetëm kalimthi ose fare pak…

A DUAM NE TË PUNOJMË?
SIGURISHT QË DUHET TË DUAM (por…)
Kosova si shtet, prioritetet shoqërore duhet t’i identifikojë sipas rradhës dhe sipas gjendjes faktike shoqërore.
Një sportist “Filani” dhe një ndërmarrës “Fisteku”, që arrin produktin ta plasojë në BE, nuk e kanë të njejtën vlerë për shoqërinë.

NUK DUHET TA KENË. Pse?
Sportisti punon tepër, e ngre flamurin e shtetit krahas flamujve të tjerë, por nuk i jep askujt punë, madje (në rastin e Kosovës) kërkon ndihmë për sportin që e zhvillon…
E ndërmarrësi i furnizon 50-200 familje me të ardhura (200-600 persona), gjithashtu mbush buxhetin e shtetit përmes pagesës së tatimit (Gjithnjë e kam fjalën për ndërmarrës të ndershëm, e kurrsesi jo për hajn, apo bashkëpunëtor në shërbim të pushtetit të korruptuar)
Për mua puna është në rend të parë, të tjerat kur ka kohë dhe para. Poashtu krahasim të njejtë do të kisha bërë mes një këngëtari dhe ndërmarrësi. Madje këngëtari fiton shumë e nuk e punëson askend.

Sado që i gëzohem sukseseve të sportit tonë, arritjeve të kulturës sonë, aq më shumë brengosem për njëfarë lloj mosinteresimi shoqëror për mirëqenie të PËRGJITHSHME. Duhet shikuar që shumica e shoqërisë sonë të ketë një standard solid. Neve na duhet një ndryshim i mentalitetit.
Në perspektivë nuk duket kjo, por si gjithmonë, shpresa vdes e fundit.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Rima

Ka shumë njerëz (shkrimtarë apo edhe të tjerë….) që poezinë „moderne“ e shohin pa rimë. Atëherë shtrohet pyetja, përse ajo quhet poezi? Një prozë me fjali të ndara në rreshta, në formë strofe, pa metafora, pa alegori, pa mesazh, pa emocione për recitim e pa rimë çka i thuhet kësaj? Poezi jo, ore!

Një profesor i nderuar, para ca muajsh, ndër të tjera më tha kështu: “Ata po shkruajnë me rimë sikur nxënësit e shkollës fillore”. Deri në atë çast unë mendoja se ai merr vesh nga poezia, madje shumë …. por ….

Gjurmoni poetët e vërtetë, por edhe modernë, p.sh. Dritëro Agollin ose Ali Podrimën, të cilit pa rimë thuajse asnjë poezi nuk e kanë. Lexojeni Migjenin, Ali Asllanin, Nolin, Naimin ose Kadarenë. Thuajse nuk kanë poezi pa rimë.

Rima është zotësi.

Rima është një pengesë mjaft e madhe për ta shfaqur mendimin tënd në poezi, ashtu siç vërtet dëshiron.

Por mu aty ndërtohet poeti.

Poeti i vërtetë arrin, që përkundër rimës, të shfaq mendimin e vet 100% ashtu siç dëshiron. Ky quhet poet. Nëse nuk je ky, lëre shkrimin e poezive, ose së paku mos lejo të quhesh poet.

E kam recituar “bisht mbas gardhin” nëpër gara recitatorësh dhe me vetdëshirë. E kam kuptuar dhe përjetuar, që poezia pa fare rimë nuk ka emocion, e thatë e e mërzitshme, ose fare pak rimë saqë nuk të jep vullnet ta recitosh. Recituesi i aftë, në të vërtetë e reciton poezinë duke ia bërë rimën të padukshme, por ka të tillë, që rimën e poezisë e fusin në shpirtin e publikut.

Do ta vendosi recitimin e Mirush Kabashit dhe të Reshat Arbanës nën llupën e kritikës.

Mirushit nuk i duket rima, përpos kur e ngulit atë si emocion në zemrën e dëgjuesit.

Reshat Arbana është fund e krye rimë dhe nuk ka emocion ngulitës gjatë recitimit, përpos zërit të tij kumbues dhe „burrash“. Kush kupton nga recitimi, sigurisht që do të pajtohet që Mirushi është recitator i jashtëzakonshëm, kurse Reshati diku mbi mesataren.

Por ama asnjëri pa rimën nuk do të ishte ai, që është sot.

Prandaj unë jam pro poezisë me rimë, madje pro asaj me rimë ciklike, së paku çdo i dyti rresht.

Kështu poezia mund të recitohet me shumë emocion. Nuk e di se përse ekzistojnë poezitë, nëse ato nuk i reciton kush. Përndryshe shkruani prozë, që thjesht lexohet, ose prozë poetike, që pak a shumë mund të recitohet, por mos e quani poezi.

1.Poezia duhet të ketë shumë emocion, shumë vrull, ndonjëherë qetësi, apo edhe protestë ose mallkim, urim etj.

2.Poezia duhet të ketë një mesazh aktual, që është i duhur dhe nevojitet.

3.Poezia duhet të ketë RIMË.

F.P.

P.S. Kritika ndaj poezisë është shumë më e lehtë sesa të shkruarit e saj. 😁😉

Çfarë ka austriaku, që nuk e ka shqiptari?

(Shumica nga ta)

(diçka nga përvoja)

1. Austriaku ka sistem jete dhe pune. Ai ka algoritëm dite, jave, muaji, viti, jete. Madje edhe amvisja e ka planin vjetor të kafjallit, të drekës e darkës, nuk ia lë rastësisë.

-Shqiptari ka spontanitet të skajshëm. Sot për sot, e sa për nesër, shëndoshë kryet!

2. Austriaku e di vërtetë, që jeta është e shkurtër dhe e shfrytëzon kohën maksimalisht. Nuk është i habitshëm tek ai pra një libër në dorë gjatë udhëtimit, apo një gazetë-mbajtës në tualet.

-Shqiptari, pasi ti kalojë të 60-tat (nëse i kalon) e kupton që jeta është e shkurtër dhe u bëhet saç mbi krye (prapë gabim) pasardhësve të vet, të cilët sillen mu sikur ai dikur (e humbin kohën kot)

3. Austriaku është respektues. Pra ai nuk tenton t’ia imponojë tjetrit vendimet. Ai kurrë nuk thotë „Të kisha qenë në vend tëndin, do të veproja më mirë se ti“. Ai e pranon çdo vendim tëndin pa asnjë rezervë, por vendimet e veta i merr absolutisht vet, pa ndikim nga jashtë (nuk e lejon assesi tjetrin ti përzihet)

-Ndër shqiptarë gati askush askënd nuk e respekton. Shqiptari përzihet rregullisht në vendimet e tjetrit. Shqiptari di për ty më mirë, sesa që ti di për veten tënde😜. Shqiptarët janë më të mençurit. Edhe bariu shqiptar është më i ditur se një akademik anglez 😜.

4. Austriaku nuk e njeh nocionin e Besës, por fjalën e mban, fanatikisht do të kisha thënë.

-Shqiptari ka Besë kurse zotimin nuk e mban, se lëre më fjalën.

5. Austriaku është ndër të parët në botë (i 4-ti në Evropë e i 10-ti në botë)

-Shqiptari është ndër të fundit në botë (i fundit në Evropë e diku i 150-ti në botë)

A duam të ecim përpara?!

Atëherë ti ndryshojmë gjërat e vogla, për ti ndryshuar ato të mëdhatë.

F.P.

Zgjidhja

Jetoj, ngase mendoj dhe negacion kushtor i anasjelltë i kësaj.

Përmendet shpesh se do të ketë marrëveshje „historike“ mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Ky është një gabim.

Duhet të thuhet qartë se nuk ekziston problemi Shqiptaro-Serb, por vetëm “Problemi Serbi”.

 “Marrëveshje historike shqiptaro-serbe” nuk (duhet të) synohet fare nga Qeveria Kurti. Në kontekst të problemit Serbi, ai edhe (duhet) do të ballafaqohet me shtetin e Serbisë (më pëlqen që deklaratat e tija janë në vazhdimësi të tilla).

Nëse do të ketë marrëveshje, ajo do të (duhet të) jetë në kuptimin „Serbia e lë Kosovën rehat“, ngase Serbia është problemi, pra as Kosova, as shqiptarët e as serbët.

Ndërsa problemin e paqenë shqiptaro-serb e dëshiron dhe e promovon Vuçiqi (Serbia). Dihet togfjalëshi tij „Razgraniçenje sa albancima“. Kjo fsheh një dredhi prapa, që sjell lëvizje kufijsh në dëm tonin. „Razgraniçenje“ nuk ka si të ketë dhe nuk mund të ketë. Kufijtë janë pranuar nga Bashkësia Ndërkombëtare ashtu, siç ishin brenda Jugosllavisë administrative (RSFJ). Ata duhet vetëm të shënohen zyrtarisht. Këtu nuk ka si të ketë kompromis.

Dhe çështja e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të zgjidhet me reciprocitet: „Çka ke ti kam edhe unë, çka më mungon mua të mungon edhe ty.“ Natyrisht se zgjidhja më e drejtë e çështjes së tyre është bashkimi me Kosovën, por për çastin kjo është e pamundshme pa dhimbje dhe humbje të mëdha. Duhet shikuar që këtij trualli shqiptar së paku ti ruhet vazhdimësia shqiptare dhe mirëqenia, deri në një rast më të volitshëm për bashkim me Kosovën.

Një gjë është më se e qartë për mua. Albin Kurti rrëzohet e nuk lëshon pe në dëm të Kosovës. E dëshmoi këtë njëherë.

„Zgjidhje kompromisi“ promovon Serbia. Një zgjidhje e tillë nuk ekziston. Ajo mund vetëm ta shtojë problemin e jo ta zgjidhë.

Nuk duhet rënë kurrsesi në kurthin e fjalorit të diplomacisë Serbe. Fjala „kompromis“ nuk duhet as të përmendet nga ne, aq më pak nga diplomacia jonë. Fjalët „barazi” dhe “reciprocitet“ duhet të fuqizohen, atë zgjidhje duhet ta kërkojë diplomacia jonë.

Barazia kombëtare dhe shtetërore është zgjidhja, e kurrsesi kompromisi.

Kompromiset janë bërë, që nga “Plani i Ahtisarit” e këndej, por zgjidhje s’ka dhe nuk mund të ketë. Strategjia e Serbisë “bën marrëveshje kompromisi dhe mos e zbato” na i ka shtuar problemet, kurse zgjidhjen e ka bërë akoma më të vështirë. Kjo, ngase Kosova zbaton çdo gjë e Serbia gati se asgjë.

Në Bruksel, qeverisë Kurti, pikërisht kompromiset e negociatave të deritashme i janë bërë problem e pengesë për zgjidhjen e problemit me Serbinë.

Sado që të bësh kompromise, aq më tepër Serbia do të kërkojë kompromise në dobi të saj, pa e pasur as në mendje zgjidhjen përfundimtare.

Zgjidhja përfundimtare vjen atë çast, kur Serbisë i shuhen shpresat për kompromise.

Jo kompromis, por barazi e reciprocitet

F.P.

Çka është Neoliberalizmi

(një shpjegim i shkurtër)

Meqë në shoqëritë e sotme flitet shpesh për këtë term, e pash të arsyeshëm një sqarim të shkurtër:

Neoliberalizmi” është shkollë e mendimit të “Liberalizmit”. Te Neoliberalizmi fokusi përqendrohet në bindjen që një rend funksional i ekonomisë së tregut nuk zhvillohet vetvetiu. Neoliberalizmi, ashtu si Liberalizmi, mbështetet në lirinë e individit. Njëkohësisht ai kërkon që shteti të sigurojë një kornizë ligjore të besueshme duke garantuar siguri, liri të marrëveshjeve kontraktuese dhe krijimi i mundësive të barabarta, por duke mbrojtur pronën private, konkurrencën dhe duke siguruar një sistem të qëndrueshëm monetar.

Kështu që shteti nuk kuptohet as si një “motor rishpërndarës” dhe as si “roje sigurimi”, por si një garantues i kushteve kornizë, brenda të cilave biznesi mund të zhvillohet lirisht. Neoliberalizmi si i tillë, krijoi bazën për idenë e ekonomisë sociale të tregut.

Origjina e termit

Sipas ekonomistit gjerman me famë, Wilhelm Röpke, termi “Neoliberalizëm” lindi në gusht të vitit 1938 në një konferencë në Paris – „Colloque Walter Lippmann“ (Colloque Walter Lippmann – frëngjisht: kolokvium, bisedë, ishte një takim i intelektualëve dhe akademikëve që u zhvillua në Paris nga 26 deri më 30 gusht 1938).

Parashtesa „neo“ para termit “liberalizëm” u zgjodh për të kundërshtuar qëllimisht liberalizmin e “laissez-faire“ të vjetër që paraqiste një lojë të pakufizuar të forcave të tregut pa ndërhyrje rregullatore nga shteti për të siguruar funksionimin e tregjeve. (Termi “laissez-faire”- lere të bëhet, u përdorë në shekullin e 18-të nga politikani francez René Louis d’Argenson dhe ekonomisti Vincent de Gournay. Me këtë lloj “edukimi” besohej se gjërat rregullohen vetvetiu në një shoqëri, pra pa ndërhyrje).
Në thelb, bëhej fjalë për një ripërtëritje ose një rishikim të liberalizmit historik ekonomik shumë të kritikuar (laissez-faire).

Z. Röpke përshkroi lëvizjen e re liberale (neoliberale) kështu: „Kjo lëvizje është e tillë, ku shumica e riformulimeve të liberalizmit, e kanë prirjen të ndërthurin dy gjëra: besimin në lirinë e tregjeve dhe bindjen që kjo liri kërkon një politikë gjithëpërfshirëse, e cila përcakton në mënyrë të rreptë rregullat e ekonomisë së lirë, duke përcaktuar me kujdes kushtet e saj, pra rregullat e lojës dhe duke siguruar që kjo kornizë e ekonomisë së tregut (fusha e lojës, si dhe rregullat e lojës) të respektohet me ashpërsi të paanshme „

F.P.

Nacionalizmi modern

USA e ka bërë anglishten gjuhën më të detyrueshme (pëlqyeshme) në botë.

Deshe apo nuk deshe, pa anglishten në botën e biznesit, politikës e shkencës je një hiç. Besoj se me këtë pajtohen të gjithë.

Këtë e arriti USA me muzikë, film, sport dhe shkencë. Kombi amerikan në të gjitha sportet është avangardë (edhe futbollin evropian do ta ngadhënjejnë një ditë), në muzikë, film e shkencë po ashtu…

Politikën shumë pak e ka përdorur për avancimin e kombit. Luftërat i ka bërë për naftë, ndikim ekonomik të drejtpërdrejt dhe pasuri të tjera.

Nëse vetëm do të kishte luftuar, askush nuk do t’ua fliste gjuhën amerikanëve, por do t’ua urrente.

Por pikërisht muzika, filmi, sporti e shkenca e dalluan dhe e bënë të simpatizueshëm si komb.

Kur i riu e sheh një vajzë të bukur duke ngarë një veturë të bukur, që dashurohet në një djalë të bukur, por që të dy flasin anglisht, drejtpërdrejt një i ri, pjesëtar i një kombi tjetër, ua sheh me simpati gjuhën, rrjedhimisht kombin e tyre.

Të gjitha shtetet e perëndimit përpiqen të shtrijnë ndikimin përmes këtyre branshave, në mënyrë të tërthortë.

Edhe Spanja…

Ju e keni vërejtur se sa lirë janë seritë në gjuhën spanjolle. Ju e keni vërejtur sa miliardat i investon Spanja në futboll. Qëllimi nuk është tjetër pos lufta pushtuese me mjete tjera.

Keni të drejtë kur thoni se SPORTI NUK ËSHTË POLITIKË. Po, e vërtetë që nuk është, por është shumë më shumë, është AVANCIM MODERN I KOMBIT dhe nganjëherë PUSHTIMI MODERN I POPUJVE TJERË.

Shpëtimi ynë është NACIONALIZMI. Pra dashuria për tënden dhe mos lëshimi i zemrës për të huajën.

Popujt e vegjël kanë mbetur të vegjël mu pse nuk kane qenë nacionalistë sa duhet.

Mos e ngatërroni nacionalizmin me shovinizmin apo racizmin, që në thelb e kanë urrejtjen e tjetrit. NACIONALIZMI ËSHTË DASHURI E FUQISHME PËR TËNDEN (kombin, prodhimin, shkencën, muzikën, sportin, në përgjithësi kulturën … etj.)

DUAJE TËNDEN, DUAJE ATDHEUN TËND!!!

F.P.

Fjalor shqip-shqip, kurrfarë

Me shkas nga fjala e një gjykatësi (që ia paska huqur keq)

Ata, që e kanë përpiluar fjalorin shqip – shqip, ose nuk janë konsultuar me ekspertë të fushave të caktuara, ose nuk kanë gjetur të tillë.

Të shikojmë se si sqarohet fjala “Fakt“ në fjalorin online shqip – shqip. (Ngjashëm edhe fjalët „dëshmi“ dhe „provë“)

Vetëm paragrafi 1. është i saktë, 2. dhe 3. janë krejt gabimisht, ngase shpjegimi i njërës fjalë bëhet përmes tjetrës.

Termet juridike „fakt„, „dëshmi“ dhe „provë“ janë fjalë të ndryshme.

Fakt„-i nuk mund të jetë „dëshmi„, as „dëshmi„-a „fakt„. „Provë“ hiç se hiç dhe anasjelltas (Me fakt nuk provohet asgjë)

Ne pra, fjalëve “fakt”, “dëshmi” dhe “provë” shpesh (për të mos thënë gjithnjë) ua ngatërrojmë kuptimin. Neve, që nuk jemi juristë, kjo na falet, por avokatëve, gjykatësve(?!) kjo nuk u falet assesi.

Shkurtimisht:

Fakti është diçka që ka ndodhur dhe që nuk mund të kontestohet (p.sh një ndeshje komunikacioni, apo një vrasje)

Dëshmia është fjala e një dëshmitari (e një njeriu që e ka parë ndeshjen ose vrasjen, ose mund të jetë edhe vetë pjesëmarrës), por mund të jetë edhe ndonjë dokument (p.sh. leja për ngasje automjetesh, leja për armëmbajtje ose ndonjë fotografi nga kamerat e sigurisë.

Prova është ajo që nxirret materialisht nga ekspertët (shpejtësia e ngasjes në bazë të forcës së goditjes, apo frenimit të rrotave, alkoolizimi i vozitësit përmes testit, lëndimet. Ose këndi i gjuajtjes me armë, largësia nga viktima në rastin e gjuajtjes, shenjat e gishtërinjve, etj.)

Kur gjuha e juristit nuk është në rregull, si do të jetë procesi gjyqësor në rregull?!

Ja pra pse pushteti gjyqësor te ne është i dështuar. Ja pse prokurorët janë të paaftë. Ja pse gjykatësit janë të paaftë. Ngase gjërat fillestare themelore nuk i dallojnë mirë.

Madje këta as të flasin nuk dinë, se lëre më të vendosin mbi drejtësinë e të gjykojnë drejt.

F.P.

P.S.

Autori ka qenë pjesë e Gjyqësorit Austriak në cilësinë e „Schöffe“-s (porotës).

Fjalori politik naiv

Nëpër media, intervista, debate, statuse nëpër rrjetet sociale, diskutime në kuvendin e Kosovës etj. na paraqiten shumë terme të imponuara nga diplomacia (pro)serbe.

Disa më kryesore:

1. U imponua: „Dialogu Prishtinë – Beograd

Duhet gjithmonë dhe asnjë të vetmen herë ndryshe: „Dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë“.

Pse? Sepse ”Dialogu Prishtinë-Beograd” e eliminon ekzistencën e shtetit të Kosovës, nga historia, diplomacia dhe nga kujtesa emocionale kolektive.

2. U imponua: „Regjimi i Millosheviqit bëri gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës„.

Duhet gjithmonë dhe asnjë të vetmen herë ndryshe: „Shteti i Serbisë bëri gjenocid mbi shqiptarët“.

Pse? Sepse ”Regjimi i Millosheviqit” nuk ekziston më, kështu që Serbia po shfajësohet dhe po i hiqet përgjegjësia për gjenocidin.

3. U imponua: „Njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet çështja shqiptaro–serbe„.

Duhet gjithmonë dhe asnjë të vetmen herë ndryshe: „Njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet çështja mes R. së Kosovës dhe R. të Serbisë„.

Pse? Sepse ”çështja shqiptaro-serbe” nuk ekziston. Çështja e tillë shpik konfliktin lokal me serbët e Kosovës, me të cilët shqiptarët në të vërtetë nuk kanë probleme. Kështu shfaqet rreziku i ndarjeve territoriale në baza etnike. Shteti i Kosovës ka problem me shtetin e Serbisë.

4. U imponua: “Regjimi i Millosheviqit ia hoqi autonominë e 1974-es Kosovës”.

Duhet gjithmonë dhe asnjë të vetmen herë ndryshe: “Shteti i Serbisë i hoqi Kosovës autonominë”.

Pse? Sepse duhet të thuhet: “Shteti i Serbisë ia ka hequr autonominë e 1974 Kosovës”. Nuk bën të lidhet kjo çështje vetëm me një regjim, sepse amnistohet Serbia si shtet nga dhuna e shkaktuar me shekuj.

5. U imponua: “Kosovë dhe Metohi – tha Vuçiq

Duhet gjithmonë (asnjë të vetmen herë ndryshe): “Kosovë – tha Vuçiq

Pse? Sepse pa marrë parasysh çfarë thotë Vuçiq, apo kushdo qoftë, ne duhet ti përmbahemi termit Kushtetues “Kosovë”.

Konkluzion:

Këto fjalë dhe të tjera të ngjashme duhet urgjentisht të përdoren siç duhet.

F.P.