Kursimi i karburantit

(Për vozitësit 😊)

Ka një shtrenjtim të karburantit në tregjet globale, andaj e pashë të udhës të jap kontributin tim në këtë aspekt.

1.Kujdesuni që vetura teknikisht të jetë sa më në rregull, gomat e fryra sipas udhëzimit të prodhuesit, vaji jo i vjetër… etj..

2.Sapo ta „ndizni“ motorin, lëvizni me veturë, nuk keni nevojë të pritni.

Në gjendje të ftohtë motorit i duhet më shumë karburant. Le ta ngrohim motorin gjatë lëvizjes kujdesshëm, pa nxitime të panevojshme. Kjo jua kursen kuletën dhe e ruan po ashtu mjedisin.

3.Vozisni me parashikim të ndodhive në trafik dhe me shpejtësi mundësisht konstante.

Kur mbani distancë të mjaftueshme nga vetura para jush, ju jeni më të sigurt dhe ndryshimet e shpejtësisë mund t’i zbusni me më shumë elegancë. Frenimet dhe nxitimet e shpeshta harxhojnë karburant, kohë dhe para pa nevojë.

4.Nxitoni aq sa është e nevojshme

Për nxitim të mbajtur gjatë, veturës i duhet më shumë karburant. Atëherë duhet të keni pak më shumë „guxim“ për ti dhënë „gaz“ veturës, që të arrini sa më parë shpejtësinë e dëshiruar (por jo t’ia „luani mendtë“ veturës) dhe të vozisni konstant, ngase vozitja konstante kursen karburant (të holla).

5.Mos i ndërroni shpejtësitë (hapat) shpesh. Mundësisht edhe ti kapërceni shpejtësitë (hapat) kur kjo është e mundur, sidomos kur nxitoni shumë (p.sh. prej 4 në 6 ose prej 3 në 5).

Vlen përgjithësisht kjo: „Sa më parë në hapin më të lartë, sa më vonë në më të ulëtin.“

Numri i rrotullimeve mundësisht të jetë mes 1.500 dhe 2.000 rrot/min. Sa më gjatë 1.500 rrot/min. natyrisht nëse kjo, për ta tërhequr veturën, mjafton minimalisht. Nëse merrni nxitim të madh (sidomos gjatë parakalimeve), kaloni gjithnjë së pari në një hap më poshtë.

Normalisht vozisni në hapin sa më të lart të mundshëm. Më mirë me hapin e 5 me 1500 Rrot/min. sesa me atë 4 me 2000 Rrot/min.

6.Sa më pak frenoni me frena, sa më shumë dhe sa më herët me heqjen e këmbës nga gazi (sidomos kur i afroheni lakut, apo daljes nga rruga kryesore).

Veturat moderne (gati të gjitha të prodhuara pas vitit 2000) e „kuptojnë“ që motori po frenon, andaj harxhojnë karburant sa për të „mbetur gjallë“, sidomos veturat dizel. Nëse ju frenoni, vetura nuk do ta kuptojë këtë dhe do të harxhojë karburant. Frenat dhe disqet po ashtu do të harxhohen. Pra humbja e dyfishtë.

7.Përdoreni „Tempomatin“ sa më shumë nëse vetura juaj e ka.

„Tempomati“ e mban shpejtësinë konstante, andaj kursen karburant. Por në rrugët gropa-kodra nuk preferohet, ngase i ndihmon harxhimit. Përdoreni pra në autostradë apo rrugë të rrafshëta.

8.Nëse nuk keni tempomat, kur ta arrini shpejtësinë e dëshiruar, pas nja 5 sekondash levizje konstante, terhiqeni këmbën nga gasi per 2-3mm, do të shihni se vetura do të vazhdojë njësoj, edhe pse tash me më pak „gas“. Kjo e kursen karburantin. Gjatë nxitimit goma do të pësojë një deformim më të madh, që do ta ruajë, ngase ekziston një balans mes nxitimit dhe deformimit, por kur e tërhiqni këmbën, ju ia mundësoni gomës të zvogëlojë këtë deformim, rrjedhimisht rezistenca e rrokullisjes zvogëlohet, së paku për një kohë.

9.Mos ecni kurrë në „Ler“ („Leer“ ne gjermanisht d.m.th. zbrazët)

Vetura me motor të ndezur, në „ler“ pra në hapin zero, harxhon 1,2 deri 1,5, madje edhe deri 2 herë më shumë karburant se kur është e futur në hap (varet nga mosha e veturës dhe temperatura e motorit)

10.Kur qëndroni gjatë në një vend, shuani motorin.

Te veturat dizel, kjo shpaguhet nëse ju qëndroni në vend më gjatë se 45 sekonda, kurse te veturat me benzinë më gjatë se 10 sekonda. Ngase për kohën e cekur vetura harxhon karburant gjatë ri ndezjes, poaq sikur të mos ndalej fare. Çdo sekondë më tepër i ndalur, pa motor të ndezur është kursim i karburantit.

11.“Klimën“ rregullojeni në temperaturën 22°C, ose mundësisht 5°C më poshtë se temperatura e ambientit ku vozisni.

Temperatura e rregulluar jashtë këtyre kufijve ju harxhon karburant pa nevojë, por edhe nuk është e shëndetshme.

12.Përdoreni navigacionin, nëse keni, ngase do t’ua shkurtojë rrugën ose kohën e vozitjes. Rrjedhimisht ju kurseni karburant.

Nga dy rrugë të mundshme duhet te zgjidhni atë që është më e shkurtër, edhe pse për kalimin e saj do t’ju duhet nja 5 min. më tepër (nëse nuk jeni për ngutë). Rruga harxhon më shumë sesa koha e vozitjes (kur dallimi nuk është përafërsisht më i madh se 5 min. për 50km)

Vërejtje!!!

Gjatë lëvizjes KURRË mos e shuani motorin, ngase mekanizmat e sigurisë punojnë vetëm me motor të ndezur. Me shuarjen e tij ju rrezikoni jetën tuaj seriozisht. Vlen të ceket se frenat, në rast se shuhet motori, NUK PUNOJNË hiç (ndoshta vetëm një herë, nëse keni fat, dhe atë me shtypje shumë të fortë të padalës)

F. Piraj

Llogaritja e rrënjës kubike të një numri 5-shifror, kur kjo rrënjë është numër i plotë.

(llogaritja kështu mund të bëhet edhe përmendësh)

Shifrimi kubik është ky:

1874563290

(Çdo numër kur ngrihet në kub, shifrën e fundit e ka njërin nga këto shifra, por numri i radhës i tyre tregon se cili numër në kub e jep shifrën e këtij shifrimi, prandaj quhet “shifrimi kubik”

P.sh. shifra 3 është shifra e 7-të, e që i bie se 7x7x7= 343, siç shihet shifra e fundit është vërtet 3… etj.)

Fillojmë

Nëse duam të gjejmë rrënjën kubike të një numri çfarëdo 5-shifror, p.sh.: 12167, e shikojmë që shifra e fundit 7-shi cili numër i radhës është te shifrimi kubik.

Pra është i 3-ti në radhë, prandaj rrënja kubike e 12167 është një numër që shifrën e fundit e ka 3. Tash më tutje tri shifrat e fundit të 12167 i injorojmë (fshijmë) 12xxx, mbetet vetëm 12.

Cili numër në kub jep 12? Nëse nuk kemi një numër të plotë si rrënjë (12 nuk ka rrënjë kubike një numër të plotë), atëherë shikojmë një numër pak më të vogël se 12, që është 8-shi, e që rrënjën kubike e ka 2, sepse 2×2×2=8 (po ta merrnim 3, atëherë 3×3×3=27 pra më shumë se 12, e që nuk bën) pra mbesim te 2.

Pasi se 3 ishte shifra e fundit del se:

23 është rrënja kubike e 12167.

Shembull:

Të gjendet rrënja kubike e numrit

21952

Zgjidhja:

Shifrimi kubik 1874563290

Shifra e fundit e 21952, pra 2-shi, është ne shifrimin Kubik i 8-i në radhë. Pra shifra 8 është shifra e fundit e rrënjës kubike.

Tash injorojmë (fshijmë) 3 shifrat e fundit të 21952, 21xxx dhe na bëhet 21

Rrënja e përafërt kubike e 21 është 2 (sikur të ishte 3, 3x3x3=27 që është më shumë se 21, e pra nuk guxon të dalë më tepër), kështu që është 2, sepse 2x2x2=8 (që është më pak se 21, pra bën).

E gjetëm edhe 2-shin, 8 ishte shifra e fundit, pra 28 është rrënja kubike e 21952.

28x28x28=21952

283= 21952

F.P.

Emri i tjetërsuar i fshatit Pllavë

Emri i fshatit „Pllavë“ apo „Pllava“ kohëve të fundit (pas çlirimit) po shkruhet „Plavë“ apo „Plava„, madje edhe tabela në hyrje të fshatit shkruan „Plavë„.

E gjithë kjo u bë me një arsyetim të vetëm, të paqëndrueshëm dhe antishkencorë: „ta kthejmë emrin në shqip, apo ta shkruajmë emrin shqip“.

Them me bindje të plotë, se

emri „Plava“ është i shkruar sllavisht,

ndërsa „Pllava“ është i shkruar shqip.

1. Argumenti i parë:

Shkronja „Ll“ (LL) është shkronje vetëm e gjuhës shqipe dhe gjithashtu tingull i gjuhës shqipe. Si tingull haset edhe te anglo-amerikanishtja, rusishtja etj., por JO te serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja etj…

Shkronja „L“ është po ashtu shkronjë e gjuhës shqipe, por është edhe shkronjë e gjuhëve sllave, por tingulli që përfaqëson kjo shkronjë është tjetër në gjuhën shqipe e tjetër në gjuhët sllave. Në shqip tingëllon „L“ i mprehtë, kurse në sllavishte L i butë diku mes „L“  dhe „Ll“ shqip. Prandaj shkruarja me „L“ është më afër sllavishtes, e ajo me „Ll“ është pastër shqip.

2. Argumenti i dytë:

Tabela me emrin „Plava“ është sllavisht.

Tabela me emrin „Pllava“ është shqip.

Dëshmi se është shqip është shkronja shqipe „Ll“ e cila nuk shkruhet kështu në asnjërën nga gjuhët sllave.

3. Argumenti i tretë:

Askush, as nga të vjetrit e as nga të rinjtë, nuk e shqipton këtë emër si Plava, por të gjithë si Pllava. As para 200 vjetësh, as dje e as sot.

4. Argumenti i katërt:

 Etimologjia e këtij emri shpjegon (ka edhe teori tjera) që ky emër rrjedh nga emri „Pllajë“ i cili pra e ka shkronjën „Ll“ në përbërje e jo atë „L“.

Ka me siguri edhe argumente tjera, por besoj se mjaftojnë këto argumente.

Kundërargumentet e paqëndrueshme:

Dikush do të thotë se shqiptimi me „Ll“ i përngjet emrit sllavisht. As ky argument nuk është i qëndrueshëm. Tingulli shqip „Ll“ dallon nga ai i sllavishtes „L“, aq sa edhe tingulli „L“. Tingulli sllavisht „L“ është në mes këtyre tingujve shqip „L“ dhe „Ll“. Mirëpo shkruarja Plava e shqiptimi Pllava e vulos emrin që ka prejardhje sllave. Kjo nuk bën të ndodhë.

E kuptueshme se mallrat nëpër Serbi më lehtë kalojnë nëse në ta shkruan Plava e jo Pllava. Emrat sllavë me qëllim po përdoren nga disa sipërmarrës, shkaku i transportit më të lehtë transit nëpër Serbi. Por me këta emra ata po na i zhdukin gjurmët historike autoktone.

Sapo një turist i huaj ta shohë tabelën „Plava“, ai do të mendojë se ky është një fshat sllav, sepse po quhet „e kaltra“, por kur e sheh „Pllava“ atëherë shkronja „Ll“ e shtyn të kuptojë se ky fshat nuk është sllav, por shqiptar.

Përfundim:

Thirrja ime është që të shkruhet e shqiptohet „Pllava“ e kurrsesi „Plava“. Kërkoj nga kompetentët ne komunë, që së bashku me qeverinë të vendosin emrin e vërtetë të fshatit Pllavë gjithkund nëpër dokumentet shtetërore.

Shikoni komentin e të ndjerit, Logopedit, z. Irfan Bojaxhiu, pedagogut, aktivistit të gjithanshëm dhe human, njeriut më të vjetër nga Pllava, për kohën kur është bërë ky koment.

Z. Irfan Bojaxhiu thekson:

“Faton, plotësisht pajtohem me ty e kurrsesi me emërimin e ri. Gjithmonë Pllava ka qenë Pllavë, e assesi nuk mund të bëhet Plavë.”

F.P.

Paanshmëria dhe pavarësia intelektuale.

Unë paanshmërinë në princip nuk e konsideroj pavarësi intelektuale (pavarësi po, por jo pavarësi intelektuale).

Pavarësia intelektuale është anshmëria nga e drejta dhe e vërteta, anshmëria nga i drejti.

Ky i drejti mund të jetë në këtë çast ky, çastin tjetër mund të jetë kundërshtari i tij.

Pra pavarësisht anës partiake, qëndrimit subjektiv apo të tjera shkaqe, intelektuali i pavarur merr anën e se drejtës, anën e të drejtit. Gjithnjë sipas bindjeve të sinqerta.

Vetë paanshmëria, si e tille, shkaku i nevojës se baraspeshimit të vetë asaj, nuk mund të sjellë dobi, ngase baraspesha mes palëve e detyron ta kundërshtojë ndonjëherë edhe të drejtin, në mënyrë që të mbetet paanshmëri.

Unë jam pro pavarësisë (paanshmërisë) ama asaj intelektuale, jo çfarëdo pavarësie (paanshmërie)

Mirëpo një këshillë prindore e kam parasysh:

„Mos e noto me 1 nxënësin e mirë shkaku i një dite kur zihet i papërgatitur, por as të dobëtin mos e noto me 5 shkaku i një dite, kur detyrat i zgjidh mirë“.

Pra, për 1 qëndrim të gabuar, nuk merret ana e kundërt ndaj dikujt, nga i cili shumë herë keni marrë anë, falë qëndrimeve korrekte.

F.P.

Zgjedhjet

Të nderuar kandidatë për kryetarë të komunave të Kosovës dhe politikanë në përgjithësi!

U këputëm zgjedhje – zgjedhje. U këputëm bujqësi – bujqësi, krijime liqenesh e ngritje fabrikash pa numër…. turizëm pa infrastrukturë etj.etj..

Bota po ecën me hapa të shpejtë përpara, po fluturon me “raketë”, përderisa ne me “gomar” po udhëtojmë dhe po shpresojmë që një ditë ti mbërrijmë?!

„Homeoffice“ është një platformë digjitale, që dita ditës po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Pra „Puna nga shtëpia“. Nevojitet një internet i shiritit të gjerë (shumica e keni) dhe dije për një profesion të caktuar, i cili mund të zhvillohet me kompjuter.

Nga shtëpia kur punon, nuk ka rëndësi nëse je në një shtëpi në Vjenë, Prizren, Pllavë apo në kolibet e bjeshkëve të Sharrit, sepse njësoj funksionon (nëse interneti është në rregull). Jam i bindur se në Evropë (dhe botë) kjo do të jetë strategjia e punësimit në të ardhmen.

Keni menduar ju, që të përgatisni logjistikën për zbatimin e kësaj platforme?

Biznesmenit nga BE-ja nuk i intereson nga je, atij i intereson profiti. Kur ti ke dije dhe je fuqi punëtorë më e lirë, natyrisht se ai ty do të të punësojë, e jo atë të shtrenjtin, po edhe nëse e ka vëlla. Që ju, kandidatë për kryetarë të komunave, nuk e keni përmendur asnjëherë këtë gjë, e kuptoj, ngase nuk e keni as idenë e botës moderne se si funksionon dhe do të funksionojë. Pse atëherë konkurroni?! Për të premtuar shumë e për të mos bërë asgjë?!

Deri kur qytetari i pjesëve rurale gjithandej do të merret me blegtori për të mbetur gjallë?

Deri kur shqiptari i Kosovës do të pjekë qebapë, peshq e të bëjë gjyveç, thua ti se ku e di çfarë ka arritur?

Deri kur shqiptari i Kosovës do të mashtrohet me zhvillimin e turizmit rural pa infrastrukturë?!

Deri kur shqiptari i Kosovës do të jetë shumicë e punëtorëve të krahut edhe në perëndim?!

Përse të mos shfrytëzohen mundësitë moderne të komunikimit digjital, për tu futur në konkurrencë në BE? Mundësia është, por dija nuk është atje në Kosovë dhe atë nuk po e thërret askush.

F.P

Një m.. i madh po kush e kupton…

Të dashur miq të vaksinuar.

Ju u vaksinuat, mirë boll.

Ama shikoni se si tani po thuhet për ne të pavaksinuarit, se ne po ju vëmë juve në rrezik.

Por a nuk ju ishte premtuar se, pas dozës së dytë, ju do të imunizoheshit plotësisht, se do të rifitoni lirinë tuaj, se mund të udhëtoni përsëri, etj. etj.

Ju kur pyeteni se, pse jeni vaksinuar, shumica përgjigjeni: “Që të mund të udhëtoj sërish pa pengesa, dhe sepse testimi dhe kufizimet më kanë ardhur në maje të hundës.”

Shumë pak thoni se frikoheni për shëndetin tuaj. Shumica nga ju nuk e bëni pra këtë vullnetarisht.

Në rregull, nëse e bëtë vullnetarisht, tash ju mund të udhëtoni, mund të shkoni në restorant, kinema, në ndeshje futbolli…

Dhe askush, që nuk është vaksinuar, nuk do t’ju sulmojë ose akuzojë për shkak se jeni të lirë. Kurrë jo.

Ama tek tani politikanët e paskan kuptuar se ne të pavaksinuarit përfaqësuakemi një rrezik, se ne qenkemi dele të zeza sociale, madje akoma më keq….

Në qoftë se, sipas deklaratave të politikanëve, ju jeni të mbrojtur nga të pavaksinuarit, atëherë pse keni frikë nga ne?

Pse dikush po përpiqet t’ju bëjë të besoni se ne po ju dëmtojmë?

Ju mund të bëni përsëri gjithçka që dëshironi, sepse jeni imunë, apo jo?

Pse pra ende duhet të vendosim maska?! Çdo i vaksinuar është i mbrojtur dhe çdo i pavaksinuar është pajtuar me fatin, nëse infektohet e sëmurët, madje vdes, nuk do t’ju fajësojë juve dhe askënd.

Apo ndoshta nuk qenka e vërtetë ajo që politikanët dhe mediat po na thonë çdo ditë, që një vit e gjysmë?

Kur kujtoheni për veten tuaj, kur mendoni vërtet me kokën tuaj, pa politikanë, pa media … atëherë, çfarë ka mbetur nga e gjithë kjo histori?

Shikoni përreth jush.

Askush nuk na tërheq vërejtjen, përveç politikanëve.

Askush nuk na kërcënon, përveç politikanëve.

Dhe media, portalet, ata që nuk mendojnë me kokën e vet, nëpër rrjetet sociale, e luajnë lojën e dreqit… bëjnë marketing, pa e ditur se ç’po bëjnë.

A nuk po e vëreni vetë, se diçka nuk është në rregull këtu, diçka nuk po shkon?!

Kur të kthjelloheni, kur ti besoni instinktit tuaj, kokës suaj, ndoshta e kuptoni që diçka po duhet disi ndryshe të jetë, shumë ndryshe nga ajo, që po na thonë politikanët dhe mediat.

Dhe ndoshta ne, të pavaksinuarit dhe të vaksinuarit, do të mund të takohemi përsëri me një buzëqeshje, pa detyrim, pa kërcënime dhe pa maskë.

Një gjë, që duhet analizuar për veten tuaj:

Si ka mundësi që Covid-19 është rikthyer në Izrael? Dhe jo vetëm kaq: 95 përqind e sëmundjeve të rënda (njësia e kujdesit intensiv) në Spitalin Herzog në Jerusalem janë, siç raporton stacioni televiziv Channel 13, plotësisht të vaksinuara. 85 deri në 90 përqind e qëndrimeve në spital lidhur me civid-19 janë njerëz plotësisht të vaksinuar me 2 doza.

Ose jo vetëm Izraeli, kampion i vaksinimit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe kampioni evropian i vaksinimit, Islanda, po përballet me një enigmë: Edhe pse shumë njerëz në Islandë janë të vaksinuar kundër Covid-19, më shumë se në çdo vend tjetër evropian, ishulli po përjeton valën më të keqe të infeksioneve deri me sot.

96 përqind e të gjitha grave dhe 90 përqind e të gjithë burrave të moshës mbi 16 vjeçare janë vaksinuar së paku një herë. Rreth 84 përqind e të gjithë Islandezët mbi moshën 12 vjeç, janë vaksinuar dy herë, pra plotësisht të imunizuar.

Nëse vaksinimi do të arrinte atë, që premtojnë politikanët, nuk do të duhet të kishte më infeksione nga korona në Islandë. Por nuk është kështu. Pikërisht e kundërta. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë infeksione të reja sikur që ka tani.

Shkurt e shqip: vaksinimi nuk po e arrin atë, që po premtojnë politikanët.

Por ky është një konkluzion, që as politikanët dhe as mediat kryesore nuk guxojnë ta thonë.

Të bëhemi bashkë kundër Diktaturës Globale!!!

F.P

Të fala nga “hajvani, budallai dhe injoranti”

Bedri apo Beter, s’di si të të drejtohem. U mendova një kohë në ia vlen të merrem publikisht me një pijanec si ti. Erdha në përfundim se nuk ia vlen. Por do të ti them dy fjalë pak më thjesht, ngase ti nuk ke tru për të kuptuar.

The që unë qenkam “hajvan, budalla dhe injorant”. OK. Vlerësimi yt pas nja 2-3 gotash raki ruse staliniste “Vodka”.

Kush jam unë?

Unë, qysh si fëmij, isha nxënësi më i mirë në klasë, më i mirë i shkollës fillore. Në Librin e mësuesit T.Krasniqi, mbi Historiatin e Shk. Fill. “Shaban Shabani” figuroj si nxënësi më i mirë i të gjitha kohërave, për këtë e kam edhe lëvdatën. Jo pse kam qenë i dëgjueshëm ose pse kam ndenjur gjithë kohën mbi libër (kam qenë madje problematik me mësuesit duke ua gjetur gabimet dhe rrallë kam mësuar në shtëpi, 90% në klasë) por sepse e kam merituar 5-ën. Kam marrë lëvdata e lëvdata nëpër gara të historisë, ato të recitatorëve (recitimi im ia dha idenë prof. I.lecajt për të garuar), ndihmës së parë. Kam luajtur nëpër skeçe e drama (teatër), kam luajtur në fis-harmonikë dhe kam kënduar për festat e shkollës, kam dirigjuar korin e shkollës, të cilin e kam ushtruar unë vetë, përmes një kitare të vjetër me 3 tela… Përndryshe luaj në çdo instrument muzikor (veç klarinetën më dobët) edhe modern, por edhe folklorik. Në violinë luaj që nga mosha 9 vjeçare (e fillova pas mandolinës, dhe fis-harmonikës, që i luaja nga mosha 7 vjeçare).

Në gjimnaz po ashtu vazhdova me nivelin e njëjtë. Në garat e recitatorëve si senior gjimnazist, kualifikohem për “Garat Republikane” ku e recitova “Një natë pa gjumë” të Migjenit më 1982, kur nuk fitova asgjë sepse “Poezia është nga një poet i Shqipërisë” (arsyetimi).

(The “nuk jam marrë me kulturë” dhe gënjeve sa je i madh.)

Në “Garat Krahinore të Matematikës” kam marre vendin e tretë më 1983-ën.

Kam qenë nxënës mjaft i suksesshëm në gjimnazin “Jovanka R.Kica” (sot “Gjon Buzuku”). Një shembull: Në orën e përbashkët të frëngjishtes nga disa klasë, ngase nuk kishte mjaftueshëm nxënës, të profesori Zef Prenklushaj, kam qenë vetëm NJË HERË dhe pasi më pyeti ma mbylli 5 për terë vitin. “Nuk ke pse vjen në orën time, sepse nuk kam çfarë të të mësoj ty” ishte fjala e profesorit Zef, tek i cili 3-sh ka qenë nota maksimale për nxënës. Unë përveç notës 5 nuk njoh tjetër gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm (Po ti?)

Studimet i fillova dhe mbarova me sukses. Më 1989 shpallem “Student i Dalluar” marr 500 DM dhuratë (Gjatë studimeve kam qenë Bursist i Universitetit me notën mesatare 9.6). Kam qenë anëtar i kolegjiumit të gazetës studentore “Bota e Re” deri më 1989 kur B. M. bëhet kryeredaktor i dhunshëm. Sa e sa studenti ka marrë ndihmë akademike nga unë nuk mund ta imagjinosh.

Nuk ekziston asnjë demonstratë apo protestë në vitet ‘90, ku nuk kam marrë pjesë, përfshirë grevën e urisë në sallën „25 Maji“ në mbështetje të “Grevës së Urisë” të Minatorëve.

Kur kallet konvikti 5 nga policia serbe, pësoj helmim (për fat të lehtë) nga ndihma që ju jap shokëve studentë, që i ishin ekspozuar sulmit me lotsjellës. Ishte ndihmë me tretje 2% të sodës bikarbone, që e kisha bërë gati me kohë. Akoma kam probleme me mushkëritë…

Pas studimeve punova si profesor i matematikës në gjimnazin e Sharrit PA RROGË. Pyeti ish nxënësit e mi se si e festoja “11 marsin” me sharki në dorë, i vetmi unë, por pyeti edhe për kualitetin e ligjërimit të lëndës. Pjesëmarrja nëpër orët letrare ka qenë më se normale.

Më 1995 fitova azilin politik në Austri (i pari shqiptar që e fitoi azilin politik në Austri isha unë) Jo pra statusin e refugjatit, por azilin. Nëpër protesta ne Vjenë isha çdo herë.

Me 1998 thërras të gjithë opojanët në një mbledhje te aksionit “Mbroj pragun e derës” që t’i bashkohemi luftës çlirimtare. “Le të lajmërohet një i dyti, unë i pari dhe po shkojmë në luftë” ishte thirrja ime. Asnjë nuk u lajmërua. Pasoi shkuarja në Shqipëri… vetëm…

Pas lufte, tash e 20 vjet punoj në profesion të nivelit akademik. Bashkëpjesëmarrës në disa patente kolektive dhe 1 patent vetjak. Kam arritur të ndryshoj thellësish bindjet mbi shqiptarët, te njerëzit që i njoh dhe rrethin ku banoj dhe kam banuar, sidomos ata me të cilët punoj dhe kam punuar.

(The që „nuk kam bërë asgjë për atdheun“ dhe genjeve sa je i madh)

Jam lexues i afër 400 librave shkencorë, letrarë dhe historikë, njohës i 6 gjuhëve.

Ka shumë më shumë për të thënë, por unë nuk jam ai që flas si ti për vetveten, ngase unë nuk jam karrierist i verbër si ti. Çkado që do ta tregoja nga jeta ime për opinionin do të tingëllonte si lavdërim, edhe pse është e vërtetë e thjeshtë.

Kush je ti?

Ti je UDB-ash i vërtetë. Ti dhe UDB-ashi L. N. keni ndenjur hundë për hundë, kur unë në çdo demonstratë, protestë e greve urie merrja pjesë dhe shkruaja në “Bota e Re” për Kosovën Republikë. Ti dhe ai në vitet 1984 e deri më 1990 keni qenë miq të pandashëm. Mu ky miku yt, ish shefi i UDB-ës Prizrenase asokohe, pat provuar të ma mbylle gojën me kërcënim me vrasje, sepse shkruaja në “Bota e Re”, ngjashëm sikur ti këto ditë, por më vonë u frikësua prej fjalëve të veta dhe u tërhoq, mu sikur ti.

Ju jeni i njëjti soj-sorollop, ku të gjithë janë UDB-ashë, përveç juve të vërtetëve. Edhe baba i Albinit UDB-ash, vete Albini UDB-ash, Baba i Vjosës UDB-ash, Baba i Fisnikut etj. etj… apo?! Ju me goditje të ulëta provoni të fitoni meçet, duke mos pasur asnjë argument për personat që i etiketoni, duke sulmuar pleq, që ta kanë sjellë analfabetizmin në Opojë prej 90% në 5% me shumë sakrificë, madje me përballje intelektuale, madje edhe fizike me UDB-ashin, babain e mikut tënd të madh L.N. UDB-ashit. Pleq prej të cilëve të gjitha kuadrot e Opojës kanë dalë. Pleq që askujt nuk i janë nënshtruar dhe mu për ketë nga ju janë sulmuar, janë diskredituar. Pleq që për herë të parë kanë sjellë sportin në Opojë, sallën e sportit me të gjitha mjetet për gjimnastikë në Bresanë, e kanë bërë themelimin e ShKA „Avni Rrustemi“ dhe në fund pleqtë që, pas gjithë asaj pune kolosale, janë përjashtuar nga pozita e drejtorit të shkollës fillore për shkak të “veprimtarisë armiqësore” ku edhe shokët tu kanë qenë dëshmitar kundër tij, duke e akuzuar si “irredentist, që i ka mbështetur demonstratat e 1968-es” (edhe pse ishte e vërtetë, kjo nuk duhej ti ngarkohej në një proces akuzues).

Pleqtë që në vitet ‘90 mbetën me një shtëpi të vjetër dhe me 3000 DM borxh, edhe pse punuan si mësues, si fotograf, ndërtimtari (goge), thurje xhemperësh e shallesh…. e shumë profesione të zorit për mbijetesë. Shikoi ti shtëpitë e juve UDB-ashëve dhe jetën tuaj. Ti edhe sot i ke miq UDB-ashët dhe bijtë e tyre. I ke në parti, sepse je sikur ta dhe me ta. Ti ke lobuar dhe i ke votuar bijtë e UDB-ashëve.

Unë me një të sëmurë si ti, të varur nga ngatërresat, duke shpresuar të jenë në qendër të vëmendjes, duke e ditur që unë as nuk i përcjell, për kontribut kombëtar, nuk kam çka dialogoj, ngase s’je kurrkush, të cilit i jap unë llogari.

Në fund të fundit, NË PAÇ PËR MUA PERSONALISHT TË THUASH DIÇKA, urdhëro, sa i përket familjes, lëre që unë nuk mbaj përgjegjësi, por aty rrezikon të futesh ku del puna bërllok. Sepse je duke shpifur.

Thash mos ndoshta po do përballje në profesionin tënd, që frikohesh ta publikosh ore blegtor e bujk i pakarakter. Aty, kur të duash, edhe Quiz bëjmë ne të dy. Pra në profesionin tënd. E lehtë është të vetëquhesh „i ditur“ por këtë duhet ta dëshmosh. Sa i përket „hajvanit, budallës dhe injorantit“, ky e ka provuar trurin të nja 40 Dr. Shkence dhe po aq magjistra dhe i ka dalë sagllam.

Ku e provove ti „i mençuri“ trurin tënd pos nëpër miq që ta bëjnë qejfin?! Ku?!

Te profesorët e thive, mushkave e të pelave apo?! 😅

Ti tash je futur në një rrugë qorre, ku nuk dilet kollaj, se ti me mua as intelektualisht, as fizikisht, as familjarisht, as në gjyq nuk mund të përballesh. Po trus aty, e priti ndodhitë  që do të pasojnë. Të vjen radha edhe ty, pa gajle.

Dallimi mes nesh është se ti ke kohë si parazit shoqëror të shkruash broçkulla, që as qentë s’i hanë, e unë nuk kam kohë, sepse merrem me shkencë.

Poezitë tua janë për turp. Kurrafarë arti ore. Librat tua të shtrembëruara i kemi parë. Krejt miqtë e jaranët tu paskan kontribuar për kombin, askush tjetër. Se për ty është patriot ai që e han një shpullë pse e shan policin, e jo ai që për gjysmë shekulli punë nxjerr gjenerata e gjenerata te përgatitura si është më së miri. Kjo, sepse ti e ke mentalitet rrugaçi muskuloz.

Ti je bythëlëpirës i pushteteve, e unë jam intelektual i pavarur dhe i panënshtrueshëm.

Ti je ateist stalinist, zbatues i kërkesave te spektrit politik serb për renovimin e kishave ne kompleksin universitar, e unë jam musliman me zemër e vepër.

Ti je i akuzuar për korrupsion, je HAJN, kurse për nderin tim betohen shumë njerëz.

Ke zhvatur buxhetin komunal për kulturë (bashkë me disa UDB-ashë të tjerë, që i përjashtonin arsimtarët si „elementë armiqsorë“ nga puna) për botimin e ca veprave pa kurrfarë vlere, me heronj lokalistë, miq tu. Duke i ngritur disa persona me lavdata adoleshentësh, ti përpiqesh te ngresh veten ose t’ua mbyllësh gojën kritikëve. Kaq vlerë kanë veprat tua.

Dialog me ty s’kam ku të bëj, as në profesionin tënd, se as aty nuk më bën ballë.

Mjeran i mjeranëve, rrugaç i rrugaçëve JE. Vetëm edhe Fejsbuku të ka mbetur për shitje gjepurash mbi intelektualitetin tënd të shpifur.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Neve na duhet një ndryshim i mentalitetit shoqëror

Paksa ndryshe…

Mediat tona, radiot, TV-të, gazetat dhe portalet po e promovojnë thuajse vetëm muzikën e sportin… Kurse ekonominë, shkencën, librin, punën… gati se fare jo. Për ditë emisione të mërzitshme, u lodhëm me fytyrat e njejta.

Unë vetë jam marrë me art dhe me sport (merrem akoma), por këto, në të vërtetë, janë branshe “parazite” të shoqërisë. Aty fitojnë një numër i vogël njerëzish, por këto branshe (fusha) nuk e punësojnë popullin masivisht. E në këtë kohë më së shumti na duhen vende të punës se çdo gjë tjetër.
E kuptoj që promovimi tejmase i kulturës na ka mbetur nga lufta për ruatjen e identitetit (tepër të rrezikuar) shqiptar brenda ish Jugosllavisë.
Por sot na duhet puna e milingonës shumë më tepër se këngët e gjinkallës…
Arsimi, mjekësia, bankat, telekomi, sporti, kultura, turizmi, mediat…. etj… duhet ta marrin rolin e duhur, a ai është shërbimi ndaj PUNËTORIT dhe NDËRMARRËSIT, që PRODHON.
PRODHIMI në përgjithësi, e sidomos ai INDUSTRIAL, është bazë e ekonomisë (lexo: mirëqenies) së një shteti, nga ku pastaj përfitojnë edhe arsimi, mjekësia, kultura, bujqesia, shteti… me një fjalë të gjithë të tjerët. Por mu ky (prodhimi) promovohet vetëm kalimthi ose fare pak…

A DUAM NE TË PUNOJMË?
SIGURISHT QË DUHET TË DUAM (por…)
Kosova si shtet, prioritetet shoqërore duhet t’i identifikojë sipas rradhës dhe sipas gjendjes faktike shoqërore.
Një sportist “Filani” dhe një ndërmarrës “Fisteku”, që arrin produktin ta plasojë në BE, nuk e kanë të njejtën vlerë për shoqërinë.

NUK DUHET TA KENË. Pse?
Sportisti punon tepër, e ngre flamurin e shtetit krahas flamujve të tjerë, por nuk i jep askujt punë, madje (në rastin e Kosovës) kërkon ndihmë për sportin që e zhvillon…
E ndërmarrësi i furnizon 50-200 familje me të ardhura (200-600 persona), gjithashtu mbush buxhetin e shtetit përmes pagesës së tatimit (Gjithnjë e kam fjalën për ndërmarrës të ndershëm, e kurrsesi jo për hajn, apo bashkëpunëtor në shërbim të pushtetit të korruptuar)
Për mua puna është në rend të parë, të tjerat kur ka kohë dhe para. Poashtu krahasim të njejtë do të kisha bërë mes një këngëtari dhe ndërmarrësi. Madje këngëtari fiton shumë e nuk e punëson askend.

Sado që i gëzohem sukseseve të sportit tonë, arritjeve të kulturës sonë, aq më shumë brengosem për njëfarë lloj mosinteresimi shoqëror për mirëqenie të PËRGJITHSHME. Duhet shikuar që shumica e shoqërisë sonë të ketë një standard solid. Neve na duhet një ndryshim i mentalitetit.
Në perspektivë nuk duket kjo, por si gjithmonë, shpresa vdes e fundit.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Rima

Ka shumë njerëz (shkrimtarë apo edhe të tjerë….) që poezinë „moderne“ e shohin pa rimë. Atëherë shtrohet pyetja, përse ajo quhet poezi? Një prozë me fjali të ndara në rreshta, në formë strofe, pa metafora, pa alegori, pa mesazh, pa emocione për recitim e pa rimë çka i thuhet kësaj? Poezi jo, ore!

Një profesor i nderuar, para ca muajsh, ndër të tjera më tha kështu: “Ata po shkruajnë me rimë sikur nxënësit e shkollës fillore”. Deri në atë çast unë mendoja se ai merr vesh nga poezia, madje shumë …. por ….

Gjurmoni poetët e vërtetë, por edhe modernë, p.sh. Dritëro Agollin ose Ali Podrimën, të cilit pa rimë thuajse asnjë poezi nuk e kanë. Lexojeni Migjenin, Ali Asllanin, Nolin, Naimin ose Kadarenë. Thuajse nuk kanë poezi pa rimë.

Rima është zotësi.

Rima është një pengesë mjaft e madhe për ta shfaqur mendimin tënd në poezi, ashtu siç vërtet dëshiron.

Por mu aty ndërtohet poeti.

Poeti i vërtetë arrin, që përkundër rimës, të shfaq mendimin e vet 100% ashtu siç dëshiron. Ky quhet poet. Nëse nuk je ky, lëre shkrimin e poezive, ose së paku mos lejo të quhesh poet.

E kam recituar “bisht mbas gardhin” nëpër gara recitatorësh dhe me vetdëshirë. E kam kuptuar dhe përjetuar, që poezia pa fare rimë nuk ka emocion, e thatë e e mërzitshme, ose fare pak rimë saqë nuk të jep vullnet ta recitosh. Recituesi i aftë, në të vërtetë e reciton poezinë duke ia bërë rimën të padukshme, por ka të tillë, që rimën e poezisë e fusin në shpirtin e publikut.

Do ta vendosi recitimin e Mirush Kabashit dhe të Reshat Arbanës nën llupën e kritikës.

Mirushit nuk i duket rima, përpos kur e ngulit atë si emocion në zemrën e dëgjuesit.

Reshat Arbana është fund e krye rimë dhe nuk ka emocion ngulitës gjatë recitimit, përpos zërit të tij kumbues dhe „burrash“. Kush kupton nga recitimi, sigurisht që do të pajtohet që Mirushi është recitator i jashtëzakonshëm, kurse Reshati diku mbi mesataren.

Por ama asnjëri pa rimën nuk do të ishte ai, që është sot.

Prandaj unë jam pro poezisë me rimë, madje pro asaj me rimë ciklike, së paku çdo i dyti rresht.

Kështu poezia mund të recitohet me shumë emocion. Nuk e di se përse ekzistojnë poezitë, nëse ato nuk i reciton kush. Përndryshe shkruani prozë, që thjesht lexohet, ose prozë poetike, që pak a shumë mund të recitohet, por mos e quani poezi.

1.Poezia duhet të ketë shumë emocion, shumë vrull, ndonjëherë qetësi, apo edhe protestë ose mallkim, urim etj.

2.Poezia duhet të ketë një mesazh aktual, që është i duhur dhe nevojitet.

3.Poezia duhet të ketë RIMË.

F.P.

P.S. Kritika ndaj poezisë është shumë më e lehtë sesa të shkruarit e saj. 😁😉

Çfarë ka austriaku, që nuk e ka shqiptari?

(Shumica nga ta)

(diçka nga përvoja)

1. Austriaku ka sistem jete dhe pune. Ai ka algoritëm dite, jave, muaji, viti, jete. Madje edhe amvisja e ka planin vjetor të kafjallit, të drekës e darkës, nuk ia lë rastësisë.

-Shqiptari ka spontanitet të skajshëm. Sot për sot, e sa për nesër, shëndoshë kryet!

2. Austriaku e di vërtetë, që jeta është e shkurtër dhe e shfrytëzon kohën maksimalisht. Nuk është i habitshëm tek ai pra një libër në dorë gjatë udhëtimit, apo një gazetë-mbajtës në tualet.

-Shqiptari, pasi ti kalojë të 60-tat (nëse i kalon) e kupton që jeta është e shkurtër dhe u bëhet saç mbi krye (prapë gabim) pasardhësve të vet, të cilët sillen mu sikur ai dikur (e humbin kohën kot)

3. Austriaku është respektues. Pra ai nuk tenton t’ia imponojë tjetrit vendimet. Ai kurrë nuk thotë „Të kisha qenë në vend tëndin, do të veproja më mirë se ti“. Ai e pranon çdo vendim tëndin pa asnjë rezervë, por vendimet e veta i merr absolutisht vet, pa ndikim nga jashtë (nuk e lejon assesi tjetrin ti përzihet)

-Ndër shqiptarë gati askush askënd nuk e respekton. Shqiptari përzihet rregullisht në vendimet e tjetrit. Shqiptari di për ty më mirë, sesa që ti di për veten tënde😜. Shqiptarët janë më të mençurit. Edhe bariu shqiptar është më i ditur se një akademik anglez 😜.

4. Austriaku nuk e njeh nocionin e Besës, por fjalën e mban, fanatikisht do të kisha thënë.

-Shqiptari ka Besë kurse zotimin nuk e mban, se lëre më fjalën.

5. Austriaku është ndër të parët në botë (i 4-ti në Evropë e i 10-ti në botë)

-Shqiptari është ndër të fundit në botë (i fundit në Evropë e diku i 150-ti në botë)

A duam të ecim përpara?!

Atëherë ti ndryshojmë gjërat e vogla, për ti ndryshuar ato të mëdhatë.

F.P.