Unë nuk e mbështes askënd që është MASHTRUES apo RRENACAK.
Dhe në këto zgjedhje NJERIU më I LIG, MASHTRUES, me të gjitha vetitë e këqija që ekzistojnë doli Isa Mustafa, sepse E MASHTROI Vjosa Osmanin dhe votuesin e saj për ndryshim të mentalitetit qeverisës. Së paku deri në këtë çast nuk duket ndryshe…. Vjosa faktikisht ishte si marketing për LDK, në formën sikur një veturë kur të shitet e para saj vendoset një femër prostitutë. Pra Isa e zhvleftësoi Vjosën deri në një figurë „prostitutë politike e LDK-së“. E dogji pra si personalitet, pikërisht ashtu siç unë e tërhiqja vërejtjen para zgjedhjeve.
Unë i kuptoj njerëzit që i ka punësuar LDK-ja nëpër pozita apo vende pune, që dalin e bëhen se kinse nuk po marrin vesh, ose kinse ne nuk po marrim vesh. Por sugjerimi im është le të rrinë në prapavijë, e të mos bëhen më shumë horë, se mjaft janë bërë që 20 vjet duke i votuar KRIMINELËT apo ZHVATËSIT, veç pse ua kanë ofruar një rrogë QË NUK IA QET MUAJIN „sagllam“.
Në vend se të synohet dinjiteti njerëzor i të gjithëve, këta njerëz e këqyrin veç vetveten edhe pse nuk kanë kurrfarë jete, ani pse e kanë pak më të mirë se ata që nuk e kanë nënën parti punëdhënëse.
Motër Shqiptare Muslimane! Vëlla Shqiptar Musliman!
Ju jeni të dashur tek Allahu. Ju nuk keni lindur për të hequr keq. Ju nuk keni lindur për ta pritur vdekjen. Allahu nuk jua shkroi vuajtjen si fat. Ai ju do dhe nuk dëshiron t’ju mundojë. Ai dëshiron të jeni të lumtur. Ai dëshiron që të keni familje të shëndosha. Ai dëshiron që Atij t’i faleni, por edhe të mësoni, studjoni e sidomos të punoni. Ai tha se, nëse ke zgjedhjen mes namazit dhe punës, kryeje punën, namazin mund ta lesh për ta falur me vonë (me kazá). Puna është farz. Fjala e parë e Tij e shpallur në Kuran nuk ishte rastësisht „IKRA“ (mëso, puno, studjo)
Islami është PAQE E DASHURI, është MËSIM, STUDIM, PUNË dhe LUMTURI. Allahu është Rrahman e Rrahim (Bëmirës e Mëshirues), përse të frikoheni prej Tij? AI JU DO PADYSHIM. JETONI PRA TË LUMTUR dhe mos i SHANI e mos i URRENI KRIJESAT E TIJ. Një ndër këto krijesa është edhe VITI DIELLOR.
„Ai është Krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, ndërsa Diellin dhe Hënën për të llogaritur Kohën“ (Kur’an 6:96)
Hadithi që gjendet në 4 vende:
Sahihun e Buhariut, kitabu`l Edebi, bab: la tesubbud-dehre, 5713.
Sahihu 1 Muslim, kitabu el Elfadgu ninel edebi ve gajriha, 2246.
Musnedu`l Imam Ahmed, 9972 dhe 21601.
Sunen ebi Davud, kitabu`l edebi, bab, fi rexhulin je subbudehre, 5274.
është ky:
“Mos e shani kohën, se me të vërtetë Allahu është koha”
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:
Allahu i Madhërishëm thotë:
„Biri i Ademit më fyen kur e shan kohën, e në fakt Unë jam koha, e ndërroj natën dhe ditën”
Gëzuar (pa sherr e pa frigë) pra Shqiptarë Muslimanë vitin e ri diellor 2020, vitin e kohës së Allahut xh.sh. I falenderohemi vetëm Atij për të mirat që na i solli gjatë 2019-ës, elhamdulilah, dhe i lutemi për akoma më tepër të mira gjatë 2020-ës.
Nuk arrij të kuptoj se si është e mundur që, një intelektual, apo një njeri i lexuar, i cili sadopak merr vesh (se lëre më një shkencëtar apo akademik), të mos mund ta pranojë (kuptojë) që ka Zot …
Argumentim i thjeshtë:
E para:
Nëse materia dhe në fund jeta qenkan bërë rastësisht, vetë lëvizja e përsëritur e dorës sime posht-lart, sa herë unë dua, e hedh totalisht posht rastësinë.
E dyta:
Vetë vullneti i një lëvizjeje të tillë, pa asnjë shkak shtytës (apo nismëtar) e hedh totalisht posht teorinë, që për t’u bërë, kjo lëvizje inicohet nga një tru material, i krijuar rastësisht ose sipas evolucionit material, që vepron në bazë të ndikimeve të jashtme apo përshtatjes kundrejt ambientit (në këtë rast nuk ka asnjë ndikim të jashtëm, apo përshtatje kundrejt ambientit).
E vërtetë që të gjitha proceset tjera, si pasojë, bëhen me urdhëra të trurit (të dirigjuar nga vulleti), por vetë vullneti si shkak nismëtar i PArastësishëm, kurrsesi jo. Ai vjen nga shpirti transcendental, që njeriu e ka.
Duhet pasur kujdes të mos flitet me një bindje e formuar nga një strategji e paracaktuar nga ish shërbëtorë të regjimit të Millosheviqit. Pra siç duket nëpër gazeta dhe televizion, asgjë nuk është ashtu. Nuk është hiç siç flasin përfaqësues servilë nëpër oda e mbledhime.
As kur është formuar LDK-ja asgjë nuk ka qenë siç dukej, por kjo temë është tepër e ndjeshme sot, që të thuhet e vërteta mbi te, pikërisht pse jemi një popull që beson verbër në gjithçka që i servohet dhe çdokush, që e flet të vërtetën, linçohet.
Sot një pjesë e mirë e LDK-së ka rrëshqitur në krim, oligarki dhe shtet-kapje. LDK emëroi Akademikë „çobej“, që kurrë nuk e dëshmuan titullin e tyre. Asnjëherë asgjë nuk thanë. Folën vetëm kur përkrahën faljen e territorit, për turp, Malit te Zi.
Zërat përparimtar u shuan me shumë dinakëri, Donika, Vjosa, Arbani, Kujtimi, Hatimi, Avdyli etj.. (të flasin lejohen vetëm kur kjo u përgjigjet oligarkëve) dhe tash me LDK po udhëheqin oligarkët, të cilët madje deri vonë as nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, por kanë hyrë në kryesi përmes PUÇ-it që organizoi Isa kundër Fatmirit (me asistencë të një pjese oligarkësh të PDK-së)
Natyrisht se shumëkush, që e kuptoi këtë minidiktaturë, u largua, apo iu bashkëngjit L.VV, ngase aty mund t’u ecte fjala, ta vazhdonin kauzën kombëtare.
LVV shpreson që koalicioni me LDK të lidhet me njerëz të ri, prandaj akoma s’ka koalicion, se oligarkët e vjetër nuk i lëshojnë rininë të dalin në pah.
Nga unë ka urime për LDK-në, por kurrsesi për këtë LDK-në e oligarkëve.
Urimin për një POST PUBLIK dhe pranimin e atij urimi e bëjnë të njëjtit njerëz: KARRIERISTAT, SERVILAT dhe ATA QË PARASË I SHKOJNË ZHAG PA U NGI KURRË. * Urimi bëhet dhe pranohet për një sukses, që arrihet me punë dhe kontribut të sinqertë nga djersa jote. Urimi nuk bëhet e as pranohet për një POST SI Shërbëtor I TJETËRKUJ. Ai post arrihet vetëm si putha këmbës dhe pjatë lëpirës. * Disa njerëz nuk e kuptojnë se POSTI nuk duhet të përceptohet si sukses, por si PËRGJEGJËSI. Pra jo „URIME PËR POSTIN“, por „TASH E KE MARRË PËRGJEGJËSINË, DALSH FAQEBARDHË“ * Kështu që, mos pritni URIME për POSTE ku zgjidheni nga TJETËRKUSH. * Pritni lëvdata dhe urime vetëm kur PUNONI DIÇKA PËR POPULL, ose ARRINI NJË SUKSES PERSONAL ME PUNËN TUAJ.
Disa fjalë për arsimim, ku dukshëm po çalojmë ne shqiptarët e Kosovës
E para.
Nuk ka studiues vendorë, as studime, që i marrin parasysh rrethanat tona, kushtet dhe mentalitetin tonë. Ministria i merr planet dhe metodat nga BE. Nuk e kemi ne mentalitetin e BE-së. Larg jemi. Më së miri është, besoj, që të konsultohen vetaranët e arsimit, të cilët kanë pervojë të gjatë dhe kanë qenë të suksesshëm në arsim (ata dihen dhe nuk janë pak), të studjohen përvojat e tyre, të nxirren mësime dhe konkluzione, e jo të merren planet dhe metodat e gatshme nga BE. Nuk besoj se ka sukses kështu.
E dyta.
Nuk mësohet pa e lidhur prindin me shkollën. „Fletorja e Prindit“, ku për çdo gjë informohet prindi duhet të futet si obligim. Pa nënshkrimin e tij nuk pranohet as detyra e shtëpisë (vlerësohet me notë të dobët pas 3 mungesave të nënshkrimit) etj. etj. Lidhet prindi me shkollën. Femija i tij ngel në klasë, nëse nuk di (shkolla është vend ku mësohet, e jo ku shetitet kot). Nëse nuk i ka nënshkrimet e prindit, i jepet verejtje (3 herë), e nëse sërish nuk i ka (3 herë tjera), dërgohet në një shkollë diku më larg, përjashtohet nga shkolla ku ka qenë. Duhet të heqë pak për mend, prindi dhe fëmija, ani mesojnë dhe kujdesen pastaj. Të sillesh me lëmoshë nuk bën në Kosovën tonë, që dritë syri e ka arsimin, gjak jete. „Lypsit mos ia jep një grosh në dorë, po gjeja nje punë“(pop.). Pra edhe nxënësin ngele në klasë, mbaje me gjatë, që të mesojë përnjemend.
E treta.
Mesuesin si ta motivosh? Nëse nuk bëhet punë nga mesuesi në klasë, nxënësit bëjnë zhurmë. Drejtori hap derën e klasës, e thërret mesuesin dhe i jep vërejtje. Përjashtohet nga puna nëse i merr 3 vërejtje brenda vitit shkollor (mund të vendoset një limit për 5 verejtje apo ndoshta vetëm 2). Poashtu hospitimi i rregullt duhet të ndodhë.
E katërta.
Në fund të vitit shkollor është teper me rëndësi:
Mësuesit më të suksesshem dhe pa vertejtje, minimum nje gjysë rroge shpërblim.
Nxënësit më të mirë një dhuratë më tepër.
Prindit më të kujdesshëm nje dhuratë falenderuese publikisht.
Perfundim.
Vetëm seriozisht e me disiplinë arrihet. Pa disiplinë dhe përgjegjësi asgjë nuk arrihet, edhe nese vijnë krejt mesuesit e Finlandës në Kosovë. Arsimi zhvillohet nga përvoja, analizat e gjendjes reale, jo kopjimi i metodave.
Ju të nderuar, përgjegjës të arsimit në Kosovë, kemi nevojë për angazhim maksimal. SUKSESE!!!
„28 Nëntori“ është „Dita e SHPALLJES së Pavarësisë së Shqipërisë“ (e Flamurit, … etj.). Ne nuk kemi festë që mund të quhet „Dita e Pavarësisë së Shqipërisë“. Kemi dy ditë të SHPALLJEVE të pavarësive:
E para më 28 Nëntor 1912 ka të bëjë me „Shqiperinë Natyrale“, (të gjitha trojet shqiptare) që momentalisht rrallë kush e çmon, e askush nuk e respekton. P.sh „Ministria e Administratës Publike“ e Kosovës nuk e ka në faqen e saj zyrtare të shënuar si festë zyrtare në Kosovë. Pra për turpin më të madh, „28 Nëntori“ nuk është festë zyrtare, ndërsa „Bozhiqi“ po, a mund të merret me mend??!! Një ditë edhe „Karabashin“ do ta fusin si festë zyrtare, apo edhe „Sulltan Avruzin“.
Dita e dytë, ajo e 17 Shkurtit 2008, më shumë ngjet si „Dita zyrtare e përçarjes së Kombit“, se sa si ajo e shpalljes së pavarësisë shtetërore (fjala „shtet sovran“ nuk u përmend atë ditë në Deklaratë). Por, edhe po të ishte synuar si e tillë, sipas nenit 1. pikës 3. të „Kushtetutës së Kosovës“, kjo duket sikur një „shpallje e pavarësisë vetëm nga Shqipëria“. Kjo ditë do të ishte një ditë festive, po qe se Kosova do ti afrohej Shqipërisë, por siç po duket sheshazi, për turpin e Zotit, ajo ka marrë kahje të kundert. A ka kush që e ndal apo e kthen mbarë ???
Brengosëse qasja jote, O I RI i Kosovës, rrëqethëse që po i gëzohesh pengimit të marrjes solide të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes futjes së Nisma-s në Kuvend me të gjitha segmentet e kapura të shtetit.
Po gëzohesh që do ta pengojë NISMA zhvillimin e Kosovës, apo nga kjo eufori gëzimi?! NISMA nuk po përpiqet të kalojë pragun që ta zhvillojë Kosovën, por për ca rroga deputetësh (a nuk është kështu?) dhe që ti bëhet therrë L.VV që të mos mund ti realizojë premtimet për zhvillim, arsim, shëndetësi, rend e ligj. Nëse nuk është kështu, pse NISMA mundohet GJITHËSESI të hyjë në kuvend? Nuk është se do ta udhëheq qeverinë. Pse PZAP-i, i cili 2 herë refuzoi ti numërojë votat e diasporës, refuzoi vendimin e Gjykatës Supreme (merre me mend) tash urdhëron të rinumërohen gjithë ato vendvotime. Po ashtu i refuzon votat e serbëve (nuk është problem ky, por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, veç kundër pushtetit të L.VV, krejt kjo)? * Nuk është qëllim i këtyre këtu, zhvillimi i Kosovës, por pengimi i saj përmes NISMA-s. Kësaj duhet ti I RIU ti dalësh kundër. * Pse të mos bëhet Kosova shtet normal, ku ka ligj, arsim, shëndetësi dhe sigurim shëndetësor? Pse është kjo keq për ty? Çka synon ti, nëse jo rend, ligj, arsimim, shëndet e zhvillim? Pushtet për zhvatje nga dikush, që ty asnjë cent nuk ta jep?! * Thjesht më vjen e pabesueshme ti i riu i sotëm, sa pak di të mendosh për veten tënde. E çuditshme kjo, për ne që dikur synonim demokracinë për të mirën tuaj, si gjeneratë e ardhshme.
Nga mëshira absolutisht nuk ka liberalizim të vizave. KURRË HIÇ. BE është një organizatë ekonomike në rradhë të parë, para se të jetë politike e aq më pak humanitare.
1.Pse BE i liberalizon vizat? dhe
2.Për kend?
1.BE liberalizon vizat kryekëput për përfitime të veta ekonomike. Një shembull të thjeshtë për sqarim, në vend se të ta sjell prodhimin p.sh. në Kosovë, vjen ti nga Kosova e e blen prodhimin në BE. Pra harxhimet e transportit tuat, e jo të BE-së.
Nuk ka liberalizim të vizave pra pa interes ekonomik. Kushtet tjera janë pothuajse të gjitha në shërbim të këtij kushti.
2.BE liberalizon vizat për shtete me fuqi solide blerëse (ose për shtetet ku e sheh shansën për investime profitabile në dobi të saj). Nëse BE e din se ti vjen për të shetitur si turist me xhepin relativisht të mbushur, ajo ti liberalizon vizat, por nëse e din se ti vjen xhepin thatë dhe kërkon të punosh në „të zezë“ ngase nuk ke „letra“, duke ia rritur kështu ekonominë informale, NATYRISHT SE NUK TI LIBERALIZON VIZAT.
Ne e dimë se shumë shtete kanë probleme akoma më të medha politike dhe të sigurisë se Kosova, por lëvizin lirisht në BE mu pse GJENDJEN EKONOMIKE E KANË MË TË MIRË se Kosova (rrjedhimisht fuqinë më të lartë blerëse). BE në rast të tillë „e mbyll njërin sy“.
KUSHTI MË I RËNDËSISHËM ËSHTË PRA KUSHTI EKONOMIK. PIKË!
Qeveria Kurti duhet të punojë në këtë drejtim, me të gjitha kapacitetet, të angazhohet më fort brenda, për zhvillimin e Kosovës, jo ti bëjë koncesione politike Serbisë e të shpresojë se BE nga mëshira do t’ia liberalizojë vizat, sikur që deri tash ka ndodhur.
Jam i bindur se Qeveria Kurti kështu do të punojë e veprojë.
Shumëkush e merr shumë sipërfaqësisht Zotin duke e personalizuar apo duke e tëhuajsuar Atë. Zakonisht kjo u ndodh atyre që studiojnë shkencat shoqërore, artin, politiken etj. Kjo nuk ndodh (ose ndodh rrallë) tek ata që i studiojnë shkencat ekzakte.
Këta studiues, nga logjika nxjerrin rezultate të pakontestueshme, ngaqë shkencat, të cilat i studiojnë, nuk ua lejojnë dëshirën e veprimit ose mendimin e lirë. Këta janë të detyruar të lidhen në zinxhirin logjik shkak-pasojë. Pasoja duhet të nxirret gjithnjë si rrjedhojë e pakontestueshme e shkakut, përndryshe nuk ka vazhdim të studimit, dalin rezultate të gabuara, ose nuk arrihet kurrsesi tek ajo që po kërkohet. Këta njerëz e vërejnë shumë shpejt se natyra thjesht nuk është një rastësi. Nuk mund të jetë, ngaqë të gjithë pasojat i kanë shkaqet dhe anasjelltas, çdo shkak ka një pasojë. Sa më shumë studiojnë këta njerëz, aq më tepër ngushtohen shkaqet, meqenëse vazhdimisht kuptohen lidhshmëritë e pasojave me njëra tjetrën.
Kur Arkimedi (287-212, matematikan e fizikan) zbuloi Ligjin e Notit, u shpjegua shkencërisht noti i anijeve dhe u thjeshtua konstruktimi i tyre.
Kur Bernuli (Daniel Bernoulli, 1700-1782, gjeolog) zbuloi më pas ligjin e balancës së energjive të “Shtypjes-lëvizjes-pozitës” në çdo pikë të fluidit, përmes të cilit sot shpjegohet shkencërisht fluturimi i aeroplanit (edhe noti i anijes). Fluturimi është një pasojë e balancës të energjive të shtypjes, lëvizjes dhe të pozitës në çdo pikë të fluidit, sipas Ligjit të Bernulit.
Por ç’ndodhi? Euleri (Leonhard Euler 1707-1783, matematikan dhe fizikan) arriti ta gjejë ekuacionin diferencial matematikor (një ligj tjetër), përmes të cilit, për kushte fillestare të caktuara gjendeshin parametrat e lëvizjes së të gjitha fluideve në univers.
Pra ligji i Arkimedit dhe ligji i Bernulit u bënë dy, nga pakufi shumë rastet e veçanta të këtij ekuacioni diferencial, këtij LIGJI TË RI. Pra pasoja pakufi të shumta u përmblodhën në një shkak „Ligjin e Eulerit“.
Dua te them, që krejt kjo që ekziston, për ne njerëzit, i nënshtrohet një ligji universal, që natyrisht se akoma nuk është zbuluar (gjetur) dhe nuk do të zbulohet aq shpejt.
Nuk është larg mendësh, që në të ardhmen ndokush të arrijë ta përmbledhë lëvizjen e tërë materies në një ekuacion diferencial, në një të vetmin ligj.
Tjetra që e karakterizon ekzistencën është joekzistenca. Studiuesit e shkencave ekzakte vijnë në një moment kur çdo gjë që „ekziston“ duket që në të vërtetë nuk ekziston. Nëse shikojmë materien në brendi, ajo nuk na ofron asnjë provë të ekzistencës së një grimce të fortë, të pandashme, që mund të quhet „rrënja e materies“. Nuk ka. Çdo grimcë, sado e imët që të jetë, prapëseprapë ka në të hapësira „boshe“ dhe grimca përbërëse, të cilat akoma më tej shfaqin të njëjtat karakteristika si ajo e mëparshmja. Nëse nuk paska asnjë grimcë të fortë të pandashme në thellësinë e pakufishme të materies, atëherë çfarë po prekim ne? Zbrazëtirën?! Çfarë është pra kjo që ekziston për ne, nëse ajo në të vërtetë është e “zbrazët”?!
Shkenca e sotme ateiste, nuk ka arritur në asnjë rast, që të sqarojë shkakun fillestar të një dukurie, sidomos natyrën e një shkaku të tillë. Kjo shkencë e di që molla bie kah Toka, por nuk e di natyrën e “fijes” që e tërheq, e që e ka emëruar Gravitacion. Ajo mund t’i llogarisë me saktësi shumë pasoja të Gravitacionit, por vetë natyra e Gravitacionit është e panjohur për te. Njësoj e kemi rastin me elektricitetin, magnetizmin, Efektin Fotoelektrik, funksionimin e gjysmëpërçuesve etj. etj. ku ASNJËHERË nuk është arritur shpjegimi i natyrës së shkakut të një dukurie(pasoje) të tillë.
Pikërisht shkenca ateiste pra është një FE (religjion), sepse beson në të paqartën, në të padukshmen e të panjohurën, vetëm e vetëm pse i vëren pasojat e saj. Në fjalorin e saj nuk i gjen fjalët tradicionale të fesë, plotësisht, megjithëse pjesërisht po, si p.sh. nuk e gjen Engjëll, por Ligj ose Rregull; nuk e gjen Dreq, por Kaos ose Problem, e kështu me radhë. Nuk e gjen Zot, por Energji etj… Natyrisht se këto fjalë për nga kuptimi vetëm pjesërisht përputhen me fjalët fetare të feve Ibrahimike (Abrahamike).
Kur flasim për jetën, kemi parasysh që është fjala për diçka tejet komplekse, e aq më komplekse është vetëdija, vullneti, vetiniciativa… Shikojmë ADN-në e njeriut dhe të qenit (apo një gjallese tjetër). Këto ADN përbëhen nga të njëjtat elemente, kanë formë të ngjashme etj… Nëse do ta merrnim ADN e njeriut dhe ta radhisnim në një formë tjetër, p.sh. sikur ADN i qenit, ai do të ishte kimikisht i qëndrueshëm. Pra do të mbante formën e tillë. Nga kjo rrjedh se ADN i njeriut mund të ekzistojë i radhitur sikur ADN i qenit pa asnjë problem. Pyetja që shtrohet vetvetiu me të drejtë është: Pse nga njeriu pra nuk po lind qen ose anasjelltas? Mjeku ateist do të më thoshte që ADN i njeriut përmban në vete informacionet e njeriut etj… por edhe kjo është një tezë apo hipotezë, ngase askush deri sot nuk i ka lokalizuar këto informacione, formën apo natyrën e tyre. Një ADN i njeriut përmban informacione sikur të mbulohej planeti Toke me 3 shtresa librash. Një ADN, që mezi shihet me mikroskop elektronik, të përmbajë kaq shumë informacione?! Ku janë ato informacione, çfarë natyre kanë, elektrike, magnetike apo çfarë, çfarë forme kanë etj. etj., ASKUSH deri sot nuk ka mundur as ti supozojë se lëre më ti lokalizojë apo zbulojë. Kur ta përkujtojmë “zbrazëtirën” e materies që e përmenda më lart, atëherë rrjedh se ne as në fillin e shpjegimit të jetës nuk jemi.
Pak më parë thash se më komplekse se jeta janë vetëdija, vullneti, vetiniciativa. Këtu do të merrem me vullnetin (në mënyrë të njëjtë do të shpjegoheshin edhe vetëdija e vetiniciativa) Shkencëtari ateist thotë nga Big-Bang-u filloi ekzistenca dhe rastësisht erdhi deri te krijimi i universit dhe çdo gjëje që ekziston. Pra RASTËSISHT. Vërtet? A rastësisht të gjithë trupat qiellor rrotullohen rreth një trupi me masë më të madhe edhe pse Eksplodimi Big-Bang ishte linear (drejtvizor)?! Prej lëvizjes lineare TË GJITHE trupat të kalojnë në lëvizje rrotulluese?! Madje të rrotullohen me mijëra vjet pa u larguar as afruar trupit rreth të cilit rrotullohen? Aq sakt ia qëlloi trupi qiellor nga një lëvizje lineare (drejtvizore) lëvizjes rrotulluese? Kjo është njësoj, sikur ne të gjuanim me gur mbi ujë dhe në atë rast uji të ngrihej mbi sipërfaqe me një formë perfekte sferike, gjë që nuk ndodh kurrë. Por të themi, po e zëmë se po ndodh një herë. Ama nëse i gjuajmë pakufi shumë gurë dhe te secili të ngrihet uji në formën perfekte sferike, kjo nuk mund të ndodhë kurrë rastësisht. E si ia qëlluan pakufi shumë trupa qiellor pas eksplodimit Big-Bang, nga lëvizja lineare lëvizjeve rrotulluese, nëpër një trajektore perfekte?!
Pyetja tjetër është më e papërgjigje:
Si është e mundur që pas Big-Bangut pakufi shumë elektrone të sillen rreth bërthamave me trajektore aq perfekte dhe madje me shpejtësi të dritës? Po ashtu pyes nga e morën atë shpejtësi?!
Pyetja tjetër është po ashtu e rëndësishme:
Nëse pas çdo explodimi, shkaku i gravitetit, çdo materie vjen duke i ngadalësuar deri të ndalet e tëra. Atëherë përse Gjithësia po e shpejton zgjerimin?! Kjo nuk ka kurrfarë logjike shkencore.
Dhe krejt në fund në planetin Tokë si u ndërtua dhe radhit RASTËSISHT perfekt një ADN, i cili i ka disa milion molekula?!
Shkencëtaret biokimist kanë ardhur në përfundim, kohëve të fundit, që për ta krijuar me energji, çfarëdo qoftë ajo (Termike, nukleare, magnetike… etj.), një molekule të ADN nga materia e vdekur që përmban të gjitha elementet kimike që i ka ADN, nuk mjafton energjia totale e Diellit, ajo e pjesshme jo se jo. E Si u krijua pra ADN i pare? Nga çfarë lloj energjie materiale? Nuk ka shpjegim, as përgjigje për këtë. Thjesht gjasat janë zero.
Tash dalim te vullneti… Truri dhe krejt njeriu sipas shkencës ateiste është krijuar rastësisht. Pra nga shkaqe e pasoja materiale. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, kurrë nuk mund të shpjegohet, përse zemra rrah. Nga vjen ai vullnet për rrahje ritmike të zëmrës non-stop kur ne asgjë nuk dimë as ndërmarrim për ketë? Po të rrahte zemra rastësisht, ajo nuk do të kishte ritëm të caktuar. Ateisti mund të thotë që urdherat i vijnë nga palca kurrizore, që prapë e nxit pyetjen, nga vjen ky vullnet i palcës. Më tutje ateisti do të thoshte “prej trurit”, ama prape pyetja “e truri nga e merr atë vullnet?”. Kjo pyetje nuk mund të përgjigjet nga ateistët materialistë, sepse asnjëherë nuk do të arrijnë të përgjigjen përfundimisht në këtë pyetje, pra “Prej nga vullneti, që zemra të rrahë me ritëm, që mushkëritë të marrin frymë me ritëm, që unë të eci me ritëm, që të vrapoj me ritëm, që syve t’ua bëj “pët” me ritëm..” Vullneti fillestar nuk dihet, natyra nuk i dihet, forma jo dhe vendqëndrimi jo. Nuk ka as hipoteza se lëre më të gjetura shkencore. Shpjegimi se truri prodhon vullnet nuk qëndron, ngase kjo përmbyset me pyetjen “Prej nga vullneti, që vetë truri të funksionojë?” Këtu ka vetëm një shpjegim, Vullneti vjen nga Shpirti, vullnetin e të cilit e ka krijuar Zoti (Krijuesi).
Edhe ADN nuk përmban informacione. Informacionet i merr nga Zoti (Krijuesi) dhe rrjedhimisht nga njeriu nuk lind qen. Këto dhe shumë dukuri të tjera sjellin vetëm te një përfundim. Shkaku i parë fillestar i të gjitha dukurive (gravitacionit, Magnetizmit, Lëvizjes së fluideve, ADN-së, rrahjeve të zemrës…etj… etj…) vjen nga diçka, që gjendet pra mbi materien e ai është Zoti (Krijuesi)