
JO, Albini nuk ka ndryshuar.
A ka ndryshuar Kosova?
Po, ka ndryshuar, prandaj dikujt i duket se Albini është ai që ndryshoi.
Kur Kosova ishte krejt e shëndoshë, menjëherë pas çlirimit, Albini e synonte ta bëjë Kosovën kampione rajonale.
Ta kishte pasur mundësinë që atëherë, apo sikur ta dëgjonin se ç’ thoshte, ata që e kishin mundësinë, Kosova do të bëhej patjetër kampione e rajonit.
Mirëpo çfarë ndodhi?
Kosova u sëmurë nga „kanceri“ i quajtur „korrupsion dhe krim i organizuar“. Mjekët sharllatanë, PDK, AAK, LDK, AKR, Nisma etj… duke i dhënë ilaçe herë të gabuara e herë madje helmuese, ia përkeqësuan dukshëm gjendjen. Dy pjesë të mira të trupit iu amputuan Kosovës.
Por megjithatë ky ishte stadiumi i parë i kancerit të tillë. Sa ishte në stadiumin e parë, Albini sugjeronte tjetër ilaç preferonte tjetër terapi, gjasat ishin të mëdha të shërohej dhe prapë të bëhej kampione në Ballkan.
Ama kanceri, i paluftuar nga mjekët sharllatanë, për 20 vjet kaloi në stadiumin e tretë.
„Kancerit“ na iu shtua edhe një tumor tjetër “Zajednica”.
Natyrisht që Albini luftoi mjaft për t’ia shpëtuar jetën nga këta dy kancerë të rrezikshëm.
As në rend nuk mbeti bërja kampione, as nuk ka si të ishte në rend. I sëmuri për vdekje kampion? Kur dhe ku ka ndodhur kjo? Kurrë pra.
Por të jemi optimistë, ngaqë pas 6 tetorit të vitit 2019 MJEKU SPECIALIST e ka Kosovën në dorë dhe besojmë që „kanceri“ nuk do të kalojë në stadiumin e katërt.
Po qe se kjo do të ndodhte, atëherë „mjekët ndërkombëtarë“ planifikojnë ta bëjnë Kosovën operacion, ta çajnë në gjoks.
Atëherë vdekja e Kosovës do të ishte e sigurt.
Pra, në këto 20 vjet, terapitë e Albinit i ndryshoi përkeqësimi i gjendjes „shëndetësore“ të Kosovës. S’pati Albini se kah t’ia mbajë, përpos që ti intensifikojë terapitë…
Por ama KOSOVËN KAMPIONE AI AKOMA E DËSHIRON. Aty nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Dhe ka për t’ia dalë sigurisht.
Suksese Albin dhe LVV!
F.P.
Vjenë më 14.02.2020