Zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës

Për krejt që guxojnë drejt

Z.Lutfi Haziri, i ngarkuari me detyrë nga PDK+LDK, ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës (nga dhjetori 2004) ishte kreatori dhe zbatuesi i urdhrave për decentralizimin njëetnik (duke filluar nga 22.09.2005), që tash po rrezikon të bëhet „Zajednicë“, e cila përfshin diku 17% të territorit të Kosovës, e dedikuar për 2% qytetarë të kombësisë serbe, merreni me mend (?!) Janë gjithsej diku 171.000 hektarë. 8.200 hektarët e dhuruar Malit të Zi janë tallje në krahasim me hektarët „Zajednicës“, që janë 21 herë më shumë.

Dhe diçka, që po heshtet tinëzisht e qëllimisht është se „Zajednica“ quhet „Asociacioni i Komunave Serbe“ e jo „me shumicë serbe“, që shkurt i bie „të Serbisë“ edhepse në disa komuna të saj shqiptarët janë shumicë si p.sh. në Novobërdë (52.4% shqiptarë, Kllokot (56.3% shqiptarë) dhe Shtërpcë (52.8% shqiptarë). Si ka mundur të ndodhë kjo?!

Po ashtu po heshtet tinëzisht dhe qëllimisht se „Zajednica“ i merr diku 80-90% të resurseve zhvillimore të Kosovës, e në marrëveshjen e nënshkruar nga ish kryeministri Hashim Thaçi, më 19 prill të vitit 2013, e më vonë nga Isa Mustafa në të 2015-ën në paragrafin 4) pika 2 shkruan: “Asociacioni ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale” e jo Kosova pra (?!)

Me fjalë të tjera i bie që “Serbët hanë mish, shqiptarët dhe të tjerët lakra, kurse Hashimi, Isa dhe Ramushi po na e shesin si Sarmë”. Por së paku lakrat t’i hanim, ama as lëng nuk po na mbetet.

Akoma me e rrezikshme është ideja për „korrigjim kufijsh“ që pas vetes fsheh ndarjen e Kosovës („ç’na duhen komunat, dhuratë e Rankoviqit“ ju kujtohet?). “Republika Serbe” e Kosovës shumë lehtë do të mund të shpallej nga „Kuvendi i Zajednicës“, i cili parashihet në marrëveshjen e nënshkruar dhe tash s’ka kush e pengon më bashkimin e saj me Serbinë.

Kush është i gatshëm TË HAJË LËNG SARME në të ardhmen, ai nuk e voton LVV.

O vëllezër, ju betohem në Zot, që as për politikë e as për parti, nuk më intereson, por jam duke folur nga njohuritë profesionale mbi resurset ekonomiko zhvillimore të Kosovës, që i kam studiuar brenda lëndës „Sistemet Teknologjike“.

Mos e votoni askënd përveç LVV, ngase do të na bëhet Kosova vend i pajetueshëm, PA MUNDËSI PËR TË SIGURUAR USHQIM për familjen.

„PA USHQIM NE SHEKULLIN 21“. Ah çfarë shkretëtire !!!

I kam shikuar me shumë vëmendje programet. Çfarë thotë Albin Kurti, Enver Hoxhaj, ose dikush tjetër, FARE NUK MË BËN PËRSHTYPJE, ngase unë vendos nga shikimi dhe gjurmimi vetjak i programeve të tyre.

Por më duhet pashmangshëm të cek se programi i partisë „Lëvizja Vetëvendosje“ vërtet është më premtuesi nga të gjithë të tjerët, të cilët faktikisht nuk kanë program, por disa gënjeshtra e përralla mashtruese për votuesin.

E kemi rastin, e papërsëritshëm do të kisha thënë, të fillojmë e të punojmë pa frikë për vendin tonë. Pikërisht 14 shkurti është momenti vendimtar.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

(Autori jeton dhe vepron në Vjenë, Austri)

F. P.

Fjala e mërgimtarit

Prej politikës varet kualiteti i jetës së të gjithëve, i cili për 21 vjet në Kosovë përparoi shumë pak. Mua bashkë me qindra e mijëra të tjerë na lanë në Austri mu ata, që kanë qenë në pushtet deri sot.

Që 20 vjet kam shpresuar të kthehem atje. Çdo ditë ëndërroj se si jam duke jetuar në vendin e lindjes. Të përshëndes shqip, t’i përqafoj të afërmit e mi, familjarët e mi, t’i takoj shokët e mi, të pimë kafe bashkë…

Ku të kthehem?

As arsim, as punë, as ligj, as rrymë, as shëndetësi …. ASGJË. Po „Eja edhe kështu, jeto sikur ne!“ do të thoshit ju. Po, do të vija edhe kështu, por po më duhet një vëllait fukara t’ia zë vendin e punës. E kujt t’ia bësh këtë mëkat, më thoni?

Unë luftoj që të kthehem në Kosovë pa e dëmtuar askënd, pa i hyrë kujt në hak, prandaj jam i detyruar të flas, ti kundërshtoj këta, që ma mbyllën derën për në Kosovë, e të vijnë këta të tjerët, se ndoshta me ta do të kthehem, dhashtë Zoti!

Nuk jam i sigurt që Albini e Vjosa ma mundësojnë kthimin, por ama jam shumë i sigurt se, me këta që ishin deri sot, S’KA KTHIM.

Votoj L.VV sepse te ta shpresoj

F.P.

Mirëqenia po troket

(O sot i kurrë)

Lëvizja Vetëvendosje e ka përnjëmend ore!

Jo për populizëm, as për pushtet. E ka për këtë popull sigurisht, për mua, për ty, për fëmijët tanë dhe mua po më gëzon, që kjo parti do ta marrë pushtetin.

Unë askund me ligjin nuk bie në konflikt. Unë kurrë nuk kam vjedhë, as kam mashtruar kënd, nuk jam punësuar me të njohshëm, as e kam blerë diplomën me lekë.

E juve, që nuk jeni si unë, mirë ua bën nëse ju merr në përgjegjësi, nëse ju hedh në gjyq dhe nëse ju dënon për fajin e dëshmuar e provuar përmes proceseve gjyqësore të pandikuara politikisht dhe pa porosi të nëntokës.

Ama disa nga ju, që jeni sikur unë, fare nuk ju kuptoj, përse nuk e mbështetni këtë parti. Pse, a nuk doni të jetoni në stabilitet, nuk doni të keni arsim, punë, shëndetësi?! L.VV në pushtet është edhe e mira juaj.

Vend të zhvilluar duam, nuk po e shikojmë kush çfarë bossi është, sa trim e sa muskuloz është, se çfarë gardërobe ose çfarë ore të shtrenjtë mban.

Shtet stabil duam, me drejtësi, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa vjedhje thesarësh e dhomash sigurie, pa polici partiake, pa vdekje nëpër burgje, pa vetëvrasje të dyshimta.

Shtet sovran duam, që nuk fal troje, që nuk bëhet jofunksional duke u çarë nga brenda, që edhe në veri të vendit “kollitet” si zot shtëpie, që e ndihmon qytetarin e nevojshëm, e jo që ia tregon rrugën e mërgimit, apo që ia tregon të sëmurit spitalet e huaja.

Neve po na duhet si udhëheqës SHQIPTARI I DITUR, I MENÇUR, I NDERSHEM e BESNIK, po edhe nëse është i leckosur, nuk prish punë.

Edhe ju e dini se kush mund të jetë ky, kush mund të jenë këta, ani se dikush nga ju mundohet të fusë dyshime, e di edhe ai që unë kam të drejtë, por interesi i ngushtë dhe paaftësia për të parë më larg, ndoshta xhelozia ose inati, e pengon të ndryshojë mendje, ta ndalojë propagandën e kotë kundër tij e kundër tyre.

Lëvizja Vetëvendosje buron nga zemra e popullit, jo nga pazaret e nëntokës, ose të atyre me armiqtë e kombit, për shkatërrimin tonë shkaku i interesit vetjak meskin, të ngushtë, familjar ose partiak.

Lëvizja Vetëvendosje është trashëgimtarja e vijës historike të Rilindësve të cilët e përshpejtuan dukshëm krijimin e Kombit Shqiptar.

Andaj e meriton besimin tonë gjithsesi.

Dipl.-Ing. Faton Piraj

Grada vs Profesioni

Me shkas.

Lexoj:

„Filani i ka dy profesione, njërin magjistër e tjetrin mjek (shofer, kamerier…).

Kjo fjali është me një gabim logjik.

Do të duhej:

„Filani e ka gradën arsimore të magjistrit ndërsa profesionin e mjekut (shoferit, kamerierit…)

Profesioni NUK ËSHTË ARSIMIMI.

Pra Dr. Shkence, Inxhinier i Diplomuar, Mastër i Ekonomisë apo Magjistër i Judikaturës NUK MUND TË JENË PROFESIONE.

Këto janë grada (shkallë) të arsimimit.

Profesion quhet veprimtaria që personi e ushtron, apo që e zhvillon në punë.

„Cili është profesioni yt?“ d.m.th. „Çka punon?“.

Përgjigjja:

„Punoj profesor, mjek, murator, kasap….“

Nuk mund të punosh Dr. Shkence apo Magjistër…etj…sepse nuk ka punë që quhet: Dr. Shkence, Magjistër, Inxhinier i Diplomuar apo Master.

Por ka punë (profesion) që quhet: Profesor Universiteti, Asistent i Profesorit të Universitetit, Konstruktor, Arsimtar, Druvar, Zdrukthëtar…

Për ti ushtruar këto profesione nevojitet gradë adekuate arsimore, por ndonjëherë edhe jo.

P.sh. Prof. Jagxhiu (nga Pz) ka pasur përgatitje fakultative arsimore (veç fakultetin), ndërsa ka punuar (e ka pasur profesionin) si Profesor Universiteti.

F.P.

Lajthitjet globale

Përderisa nuk qartësohet thelbi i problemit, nuk ka zgjidhje të krizës globale. Gati të gjithë merren me pasojat duke injoruar shkakun (ose duke u frikuar që ta thonë).

Unë mendoj që kriza globale politike (besa edhe ekonomike) nuk ka të bëjë fare me religjionet. Hiç pra, asnjë grimë.
Religjioni është e qartë se është SHKAS e MJET, por jo SHKAK. E ky mjet po shfrytëzohet pikërisht nga të gjithë, pa përjashtim, në mënyrën më të keqe të mundshme kundër njëri-tjetrit.
Shkaku i vërtetë është përpjekja për përvetësimin e zonave me ndikim global.
Ne kemi situatë bi-polare gjeopolitike në botë USA-Rusi, me tendencë të tre-polarizimit nga Kina.

Në këtë situatë, i ashtuquajturi „Shteti Islamik“ qartë synon të bëhet faktor, e ndoshta poli i katërt. Duhet të ceket se një nga shkaqet kryesore të krijimit dhe sidomos fuqizimit të këtij „shteti“ është dominimi i të tjerëve në zonat me interes të popujve Arab. Me shumë veprime të tyre absolutisht nuk pajtohem, por kjo duket të jetë e vërteta.

Momentalisht shtetet Arabe janë „satelitë“ të USA-së ose të Rusisë, pra josovrane, me një dallim të madh shtresash shoqërore, të pasur të skajshëm dhe të varfër të skajshëm. Këtu „Shteti Islamik“ po gjen përkrahës të shumtë.

Kina nuk ka ndikim fort tek Arabet sepse, siç thash, ende nuk është pol gjeopolitik dhe ekonomik aq i fuqishëm sa për ta joshur dike.

Por kjo nuk do të zgjasë shumë.

Kina është duke bërë hapa gjigant përpara në ekonomi. I angazhuar në industri që 22 vjet, e vërej këtë për çdo ditë, gjithnjë e më shumë.

Përfundim:

Lufta për ndikim global nëpër zonat me interes është problemi dhe shkaku i gjithë këtij „kaosi“ nëpër botë. Prandaj në këto kushte ne shqiptarët duhet ti kthehemi vetvetes, TI ZGJIDHIM PROBLEMET TONA, SE NË BOTË JEMI FAKTOR FARE I VOGËL. Të sillemi sipas interesave tona. Të bëjmë aleanca natyrore me popujt me të cilët na lidh interesi i përbashkët gjeostrategjik. Të bëhemi se paku faktor në Ballkan. Por kujdes, se kjo nuk arrihet duke i shikuar punët e të tjerëve dhe duke ia bërë qejfin dikujt e duke e shkatërruar vetveten.

F.P.

„Evropianizimi“

Diçka mbi dukurinë e zbehjes së traditës sonë dhe zëvendësimin e saj në emër të „evropianizimit“ apo „civilizimit“. Unë nuk i pranoj dot këto terme, që çdokush dhe kudo është duke i përdorur.

Dihet që ne shqiptarët jemi një ndër popujt më të vjetër në Evropë, në mos më i vjetri dhe nëse është kështu, mendja ma thotë se „Evropianizim“ do të thotë „shqiptarizim“ apo jo?!

Nga ana tjetër Ilirët, paraardhësit tanë, kishin një qytetërim (civilizim) shumë më të përparuar se popujt e tjerë. Edhe kjo fjala „civilizim“ po më tingëllon si „ilirizim“, rrjedhimisht „shqiptarizim“, apo jo?!

Ç’bëmë ne?

1. Gjuajtëm TIRQIT e BURRAVE e i përqafuam FARMERKAT e LOPARËVE (kaubojve). Ne mund ta përsosnim më tej materialin e tirqve (zhgunin) dhe sot të kishim pantallona të traditës sonë. Por nuk e bëmë dhe kjo është keq.

2. Lojëra shumë interesante popullore i gjuajtëm dhe i përqafuam disa lojëra më pak interesante, të huaja. Për shembull e gjuajtëm lojën „KLINCAS“ dhe e morëm „BEJSBOLLIN“. Ne mund të zhvillonim pajisjet e lojës, si shtagën dhe klincin, ashtu edhe veshjen mbrojtëse, e të shndërronim „KLINCAT“ në lojë garuese kombëtare, por nuk e bëmë dhe kjo është keq.

Njësoj i zëvendësuam pa kurrfarë kriteri lojërat tona të të ndershmëve e i morëm disa, që zakonisht i luajtën të pandershmit, si: „Kapuçash“ ose „Filxhanash“ e zëvendësuam me „Lojëra aparatesh në Kazino“, „Doçkash“ me „Golf“ apo me „Hokej mbi bar“, „Gurananas“ me „Bouling“ etj etj

3. Gjuajtëm muzikën tonë tejet të pasur, me shumë ritme e shumë melosë dhe e morëm „tallavanë“ me një ritëm dhe një melos.

Dështimet janë të shumta dhe të ndryshme në të kaluarën.

E sot? Ç’po bëjmë sot?

Duke qenë se shumica e njerëzve tanë po vijnë për kohë të shkurtër në Evropë dhe po kthehen në vendlindje, ata nuk po kanë rast t’i takojnë njerëzit VËRTET TË NGRITUR. Ata po i takojnë dhe shohin në rrugë apo në qytet zakonisht TË HUAJT, TË PAPUNËT, DEMELAT, TË PAKULMËT dhe TË DEGJENERUARIT.

Pse ndodh kjo?

Sepse TË NGRITURIT nuk i sheh nëpër autobusë, ata kanë vetura. Nuk i sheh në rrugë, sepse punojnë ose merren me ndonjë aktivitet, e vizitojnë teatrin, operën apo muzeun. As në kinema nuk i sheh gati kurrë, sepse i kanë kinematë nëpër shtëpi, ose vizitojnë kinematë e shtrenjta (3D, 4D, 5D….)

Pra duke parë shtresën më të ulët të Evropës, turistët tanë po e përcjellin kulturën e tyre në vendlindje. Siç i blejmë veturat, shumicën „shrrot“, që nuk dalin më këtu në Evropë në komunikacion, ashtu po e „blejmë“ edhe kulturën „shrrot“. Prandaj te ne sheh „tatuazhe“, „piersing“, „flokë si lesh deveje“, „buzë të fryra me silikon“ e të tjera maskarallëqe, që askush nga TË NGRITURIT E VËRTETË KËTU NË EVROPË NUK I PRAKTIKON. Ose mund të ndodh edhe kjo te ta, por shumë rrallë dhe me një parallogaritje dhe vendim plotësisht të vetëdijshëm, sidomos kur profesioni ua kërkon.

Pra në vend se ne të „shqiptarizohemi“ (evropianizohemi drejt) po ç’kulturohemi dhe po asimilohemi në drejtim tërësisht të keqkuptuar, pra të gabuar.

Njeriu më i ngritur në kulturë është ai që është dhe mbetet ORIGJINAL.

Uroj të mbesim dhe të zhvillohemi ashtu siç jemi, pra si SHQIPTARË origjinalë.

F.P.

Gjykata Speciale

  1. Besoj fuqishëm së qëllimi i Serbisë dhe miqve të saj, të kamufluar nën petkun e Gjykatës speciale (dhe Eulexit…), është që të dënojë sa më shumë komandantë të UÇK-së për KRIME LUFTE
  2. Në këtë mënyrë ajo shpreson që të arrijë ta shpallë ndërkombëtarisht UÇK-në Organizatë Kriminale Terroriste (Një organizatë është patjetër kriminale ose terroriste, kur udhëhiqet nga kriminelë LUFTE të dënuar në procese gjyqësore ndërkombëtare)
  3. Pasi ta arrijë këtë, ka në plan të përpiqet përmes mekanizmave ndërkombëtarë, ku mund ta shfrytëzojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës, të arrijë ta pengojë Kosovën në zhvillimin e shtetësisë së saj, madje ndoshta edhe ta vejë në dyshim shtetin e pavarur të Kosovës, duke e kontestuar legalitetin dhe legjitimitetin e tij.
  4. Pas kësaj me siguri së shpreson që Rusia do ta përkrahë në RIPUSHTIMIN E KOSOVËS dhe nuk ka kush që e arsyeton të kundërtën. Kush i mbron „kriminelët“ dhe shtetin që „ata e shpallën“ sot? Më çfarë faktesh do të dilte ShBA kundër tyre?
  5. Në funksion të kësaj janë edhe zotimet e kryeministrit të kontestuar Avdullah Hoti të bëra në Uashington, sidomos autostradat, hekurudhat, dalja e Serbisë në det dhe pauza një vjeçare e anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare.
  6. Plani mund edhe ti dështojë Serbo-Rusisë, POR JAM SHUMË I BINDUR SË KY ËSHTË QËLLIMI I KREJT KËSAJ. Gjërat po duken qartë.
  7. Unë jam PRO DËNIMIT të atyre që bënë krime pas lufte, por edhe gjatë luftës kundër shqiptarëve të PAFAJSHËM. Por KURRSESI PËR KRIME LUFTE, të mirëkuptohemi.
  8. Prandaj o shqiptarë kujdes, „Mos e mbytni djalin, për inat të nuses“ (pop.) Kështu do t’ia fikni derën vetvetes.

ME UÇK-në e VËRTETË.
F.P.

„Kush po e fyen UÇK-në apo ushtarët e lirisë?“”

Këtu problemi është te „pyetja inekzistente“ që sqarohet në psikologjinë e arsimit dhe që NDALOHET ti parashtrohet nxënësit.
P.sh.: „Për sa kohë sillet Toka rreth Hënës?“, sepse nuk sillet, ose
„Kur ka ndodhur liberalizimi i vizave për Kosovën?“ sepse nuk ka ndodhur (dhe s’ka për të ndodhur me këta politikanë qyqarë).
Pra, pyetje (temë) inekzistente është „Kush po e fyen UÇK-në?“, sepse askush nuk po e fyen. Nuk identifikohet UÇK-ja nga një individ, apo një grup, që do të mund të ishte i përfshirë në ndonjë krim.

Pyetje tjetër inekzistente është „Kush po i fyen ushtarët e lirisë?“ sepse askush nuk po i fyen. Kontestuese është se kush ishte ushtar i lirisë, apo çlirimtar.
60.000 apo vetëm 10.000 apo vetëm 2500 dëshmorët?!
Gjithashtu janë kontestuese deklaratat e disa “çlirimtarëve” se herë kanë luftuar herë kanë qenë larg fronteve të luftës. Këtu “qëndron lepuri”.
Këto reagime kinse mbrojtëse të UÇK-së apo ushtarëve të lirisë, më tepër janë manipulim me opinionin sesa diçka reale.

Kjo, ngase ne pamë standarde të dyfishta në vlerësimin e deklaratave të njëjta të zyrtarëve të ndryshëm.
Deklarata e një këshilltari të ish kryeministrit nga radhët e LVV dhe e Presidentit të vendit nga radhët e PDK-së ishin identike.
Po ashtu ishte shumë vulgare akuza e një kryetari të një partie të vogël “PEK” që u shkëput nga “Nisma”.
Edhe kryetari i LDK-së në përballje me kryetarin e AAK-së bëri deklarata akuzuese të rënda.
Por për “çudi” vetëm deklarata e këshilltarit të ish kryeministrit bëri jehonë.

E kjo tregon se UÇK-ja po përdoret në debatet politike me qëllime denigruese, e jo mbrojtëse të saj, me qëllime kusuritjeje politikanësh mes vete, e jo dashamirëse ndaj luftëtarëve të lirisë. Kjo tregon po ashtu se jo vetëm shteti, por edhe mediat analistët dhe madje edhe shoqëria civile është kapur.

Fyerje e madhe, në të vërtetë, i është bërë UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë kur është miratuar ligji për Gjykatën Speciale. Këtu UÇK-ja është paragjykuar si kriminale. Deputetët, që e votuan këtë ligj, kanë bërë një tradhti të hapur ndaj UÇK-së.

Edhe po që se do ta themelonte OKB-ja, në rast kundërshtimi nga Kuvendi ynë, megjithëse juridikisht OKB nuk mund të themelojë Gjykatë NJË-ETNIKE, pasojat do të ishin më të vogla, ngase nuk do të kishin çare pa i bërë edhe krimet e Serbisë objekt të gjykatës së tillë.
Sloganet “Votojeni Gjykatën, sepse do ta themelojë Rusia në OKB”, e të ngjashme, kishin për qëllim amnistimin e Serbisë nga krimet e bëra në Kosovë. Kjo, ngase gjykata është gjykatë, pa marre parasysh kush e themelon. Çfarë bëri pushteti në Kosovë? Vetëm se e amnistoi Serbinë me këtë votim. Gjykata me juridiksion të vlefshëm ndërkombëtar u themelua ashtu edhe ashtu, por pa krimet e Serbisë si objekt.

Të nderuar zotërinj, UÇK-ja është e pafyeshme, sepse luftoi për liri. Luftëtari i lirisë edhe mund të dënohet, por kurrë të fyhet. Hiqeni mendësh. Krimi është individual dhe kurrsesi nuk mund ti mvishet tërë UÇK-së.
Por një kolektivizim i krimit po ndodh edhe nga kinse “mbrojtësit e luftës çlirimtare”, ngase ata, nga tendenca vetëmbrojtëse, po e barazojnë vetveten me tërë UCK-në dhe kështu po rrezikojnë që fajin eventual individual të vetin ta përgjithësojnë dhe ta gjuajnë në krahët e tërë Ushtrisë Çlirimtare.

Në përgjithësi në Kosovë kemi të bëjmë me shumë pyetje apo tema inekzistente. Një nga to është edhe “Antiamerikanizmi” por për këtë një herë tjetër.

F.P.

Urime fillimi i vitit të vjetër shkollor

Viti i ri shkollor nuk solli asgjë të re.

Kam qenë, jam dhe do të jem tepër i mllefosur më dhunën nëpër shkolla, posaçërisht ndaj fëmijëve nga ana e mësuesve (kujdes: MËSUESIVE…).
Por kam qenë, jam dhe do të jem akoma më i mllefosur me prindërit që nuk i mbrojnë fëmijët e tyre (kujdes: PRINDËRIT…)
Edhe të parët edhe të dytët do të duhej ti edukonin fëmijët, apo jo?!

Prindi përmes edukatës e mbron më së miri fëmijën e vet.
Mësuesi përmes edukatës e qorton më së miri nxënësin e vet.

Por pyetja, që bëhet vetvetiu, është:
„A mund të edukojë ai, që vetë nuk është i edukuar?“

Një decenie para dhe gati dy decenie pas çlirimit nuk përmirësuam gjë. Decenia para çlirimit ishte më dëmprurësja… pa fajin tonë. Mirëpo, edhe pas çlirimit, neve vetëm së po na përcillet mos edukimi brez pas brezi dhe nuk do të ndryshojë kjo deri në Ditën e Kiametit, siç duket.

Urgjentisht duhet të bëhet depolitizimi i arsimit në Kosovë (nga kompetentët). Tepër e papranueshme është që drejtorët dhe arsimtarët të caktohen drejtpërdrejt nga politika. Kjo duhet menjëherë të ndryshojë.

F.P.