
Protesta është INSTITUCION I DEMOKRACISË
Ta ndryshojmë mentalitetin e ngelur nga ish sistemi socialist-komunist drejt mentalitetit demokratik. Ju lutem!
- Protesta është INSTITUCION i demokracisë.
- Policia nuk e ka detyrë shpërndarjen apo pengimin e protestës, por E KA DETYRE sigurimin e këtij institucioni dhe mbrojtjen e protestuesve si pjesëtare të këtij institucioni demokratik.
- Aktet e policisë sonë, që i shohim ne, fatkeqësisht janë përcjellë më tej nga reagimet e policisë së ish sistemit social-komunist, që DETYRË e kishte pengimin dhe shpërndarjen e protestave „kundërrevolucionare, iridentiste, nacionaliste, separatiste…“ e çka nuk…
- Policia, nëse e shperndan protestën, ajo faktikisht e sulmon institucionin demokratik. E në demokraci sulmi kundër institucioneve të saj është i papranueshëm.
- Kundërreagimi i Institucionit Demokratik të Protestës (protestuesve) sidoqoftë në këso raste, është krejt i natyrshem dhe i paalternativë, ngase është reagim vetëmbrojtës.
F.P.
P.S.
Këto gjera kështu kuptohen.
Që 3 decenie po e shoh në Austri se si funksionon demokracia.